Përcaktohet fituesi i Topit të Artë

Mediat spanjolle raportojnë se Luka Modriç do ta fitojë Topin e Artë për vitin 2018, duke e mposhtur ish-bashkëlojtarin e vet Cristiano Ronaldon në garë për të më 3 dhjetor.
Sipas Onda Cero, Modriç do ta fitojë Topin e Artë 2018 me 3 dhjetor, disa muaj pasi u shpall Lojtari më i Mirë i Vitit i FIFA-s dhe UEFA-s, transmeton Gazeta Express.
Radioja spanjolle raporton se, përveç Modricit, në podium do të jenë edhe Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann, dhe jo Kylian Mbappe dhe Raphael Varane siç është raportuar deri më tani.
33-vjeçari portugez i ka fituar pesë Topa të Artë në karrierën e tij dhe së fundmi pohoi se e meriton ta fitojë edhe të gjashtin.
Megjithatë, mendohet se vendimi për ta braktisur Madridin për Juven për 112 milionë euro gjatë verës së kaluar, do të ketë ndikim kundër tij.
Ndërkohë, Modric ka pasur një sezon fantastik duke e fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin, si dhe duke e drejtuar Kroacinë drejt arritjes në finale të Kupës së Botës në Rusi, ku u mposht nga Franca.

Artikulli paraprakSot është dita kur horrat strehohen nën flamur
Artikulli tjetërDuhet ndëshkuar dhe nuk duhet lejuar të arratiset