Për spiunët amerikanë Bundesrepublika është parajsa

Një rrjet inteligjence i rrënjosur qysh nga mbarimi i Luftës së Ftohtë u mundëson amerikanëve që të mbajnë në kontroll aleatin/konkurrentin. Rasti Merkel. Gjenealogjia e një simbioze: nga Organizata Gehlen tek BND. Çerniera CIA në Konsullatën e Frankfurtit.

«Nuk jemi më në epokën e Luftës së Ftohtë». Me këtë pohim të fortë, duke ju drejtuar më 24 tetor 2013 presidentit të atëhershëm amerikan Obama, Angela Merkel ka dashur të shënojë një kthesë në raportet strategjike midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara. Kancelarja po prezantonte sikletet e saj me administratën amerikane pasi kishte zbuluar, falë zbulimeve të Edward Snowden, se celulari i saj ishte interceptuar nga National Security Agency (NSA) amerikane. Sipas historianit gjerman Josef Fochespoth, amerikanët, ashtu si edhe britanikët e francezët, qenë ligjërisht të autorizuara të mbanin nën kontroll komunikimet postare dhe telefonike të Republikës Federale Gjermane në bazë të marrëveshjeve sekrete shtesë e Traktatit të Përgjithshëm të 1952 (i hyrë në fuqi më 1955) i nënshkruar nga tri fuqitë perëndimore fituese të Luftës së Dytë Botërore me atë që atëbotë quhej Gjermani Perëndimore. Traktati i riarmatimit të Republikës Federale Gjermane dhe aderimi i saj në NATO, por me kushtin e kufizimeve të forta të sovranitetit të saj. Sipas Foschepoth, këto marrëveshje kanë mbetur në fuqi edhe pas Luftës së Ftohtë dhe rënies së Murit të Berlinit. Bile, pikërisht për të favorizuar ribashkimin gjerman, kancelari i kohës Helmut Kohl e la qëllimisht pasdore çështjen. Kështu, NSA do të ishte ende sot ligjërisht e autorizuar për të spiunuar komunikimet gjermane, por gjatë viteve të fundit gjërat ka mundësi që kanë ndryshuar.

Në vijim të zbulimeve të Snowden, Merken ka njoftuar anullimin e një pakti survejimi me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Baashkua që i përkiste Luftës së Ftohtë, pa ja specifikuar përmbajtjen. Nikolaos Gazeas, Docent i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Këlnit, pasi ka kujtuar se një kontratë mund të anullohet nga një deklarim i njërës prej palëve kontraktuese, mendon se kërkimfaljet formale e paraqitura nga qeveria amerikane ndaj asaj gjermane për interceptimet ndaj Merkelit përbëjnë një deklarim që i anullon marrëveshjet sekrete. Në çdo rast, hija e gjatë e historisë e nisur me rënien e Rajhut të Tretë dhe e vazhduar me Luftën e Ftohtë vijon të kushtëzojë marrëdhëniet midis inteligjencës gjermane dhe asaj amerikane.

Gjatë Luftës së Ftohtë hapësira gjeopolitike gjermane, e nënkuptuar si continuum që shkonte nga Republika Federale Gjermane tek Republika Demokratike Gjermane, bashkë me apendiksin austriak, ka qenë terreni tradicional i përplasjes midis spiunëve të Lindjes dhe atyre të Perëndimit, e thjeshtëzuar në dhjetëra vepra letrare e kinematografike. Shtetet e Bashkuara, bashkë me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën për anën perëndimore, dhe Bashkimi Sovjetik për anën lindore, kishin krijuar në truallin e Gjermanive dispozitivë respektivë të fuqishëm ushtarakë dhe spiunazhi, me rrjete spiunësh dhe bazash për përgjimet elektronike. Dispozitivë që me rënien e Murit praktikisht është çmontuar nga ana e të gjitha fuqive pushtuese, me përjashtimin e inteligjencës amerikane që akoma sot mban në truallin gjerman struktura të rëndësishme që janë kundëraltari në Europën kontinentale i nyjes së spiunazhit që Uashingtoni ruan në Mbretërinë e Bashkuara, i përqëndruar në bazat Menwith Hill dhe Croughton. Ama të dy Gjermanitë nuk qenë një terren i thjeshtë loje. Qenë nga ana e tyre aktore të një ndeshjeje që do të duhej të shënonte fatet e botës. Spiunët gjermanë perëndimorë dhe homologët e tyre lindorë qenë sigurisht të kontrolluara nga aleatët respektivë referues, por kanë ditur që në vite të sigurojnë hapësirat e tyre të autonomisë.

Gjermania aktuale e bashkuar me kryeqytet Berlinin ka trashëguar aparatin e spiunazhit të modeluar nga Boni pas 1949, viti i themelimit të RFGJ. Shërbimi i jashtëm i saj, Bundesnachrichtendienst (BND), i krijuar zyrtarisht në vitin 1956, ka një histori të veçantë, që ka mundësi e kushtëzon akoma sot raportin me aleatin e sikletshëm amerikan. Në fakt, BND ka lindur nga Organizata Gehlen (OG), një shërbim klandestin i financuar nga Shtetet e Bashkuara, që ja detyron emrin e tij gjeneralit Reinhard Gehlen, që ka qenë kreu i Fremde Heere Ost (FHO), njësisë së inteligjencës gjermane të Gruparmatës Lindje të Wehrmacht, teorikish eksperti më i madh i forcave të armatosura sovjetike në ushtrinë e Rajhut të Tretë. Pasi është marrë në dorëzim nga inteligjenca e US Army, Gehlen i dorëzoi arkivin e FHO dhe arriti një marrëveshje në bazë të së cilës ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë krijonin një shërbim sekret të financuar fuqishëm nga Uashingtoni, i ngarkuar që të sigurojë informacione lidhur me Bashkimin Sovjetik. I vendosur me seli qendrore në një pronë që i përkiste Rudolf Hess në Pullach, në afërsi të Mynihut, OG e filloi rekrutimin jo vetëm e ish anëtarëve të Fremde Heere Ost, por edhe të ish anëtarëve të SD (shërbimit skeret të trupave SS) dhe të Gestapos, policisë politike naziste.

Për të fshehur inkorporimin e elementëve kompromentues në orgaanizatën e tij, Gehlen u imponoi njerëzve të të tij marrjen e një identiteti koperturë edhe në raportet midis bashkëanëtarëve. Një lëvizje që nuk i shpëtoi të sapolindurës CIA që qysh nga 1949 mori kontrollin ekskluziv e OG, në vijim të presioneve të forta të ushtrisë e cila kërkonte të çlirohej nga një raport potencialisht kompromentues duke qenë se ushtarakët nuk qenë në gjendje ta kontrollin OG. «Inteligjenca amerikane është snjë i verbër pasanik që po përdor Abwehr (shërbimin sekret të Wehrmacht) si qen guidë. Problemi i vetëm është se rripi është shumë i gjatë», pohonte në atë kohë një funksionar amerikan. Nuk qenë skrupujt e karakterit moral ato që i kaplluan funksionarët e CIA, por preokupimi konkret se mos sovjetikët zbulonin rekrutimin e ish nazistëve në OG dhe e shfrytëzonin situatën në favorin e tyre. Shqetësim legjitim që nuk do t’i pengojë këta të fundit që t’i japin goditje të rënda organizatave të spiunazhit të Bonit. Agjentët amerikanë nisën kështu të spiunojnë OG.

Por RFGJ e sapo lindur nën drejtimin e Adenaurit nuk donte që të varej nga amerikanët për sa i përket sigurisë së saj. Kështu më 1950 lindën shërbimi i kundërspiunazhit të brendshëm, BfV (Bundesamt für Verfassungsschutz, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës) dhe një shërbimi inteligjence të jashtme, që si në rastin e Organizatës Gehlen, e mori emrin nga themeluesi dhe drejtuesi i saj, Friedrich Wilhelm Heinz, një ish anëtar i komandove Brandenburg, forcave speciale të Abwehr, me një të kaluar nacionaliste dhe jo naziste. Bëhej fjalë për Friedrich Wilhelm Heinz Dienst (FWHD), të cilën Adenaueri e ndaloi të lidhte raporte zyrtare me inteligjencat aleate. Natyrisht që menjëherë shpërtheu një rivalitet i fortë midis OG dhe FWHD. Kjo e fundit më 1953 numëronte rreth 200 elementë, ndërsa OG më 1954 dispononte një organikë prej 3500 personash. Dy organizatat vepronin në të njëjtin teatër dhe nuk qenë të rralla rastet e rekrutimit e të njëjtëve informatorë që kështu paguheshin dy herë. Në fund Gehlen arriti ta detyrojë Adenauerin që ta largojë Heinz. Organizata e tij u përfshi në shërbimin e inteligjencës e të sapolindurit Bundeswehr. Për ta hqeur qafe Heinz, Gehlen nuk hezitoi të bëhej aleat me një rival tjetër, Otto John, kreu i parë i BfV, i lidhur me shërbimet britanike, protagonist në vitin 1954 i një dezertimi kontravers në Berlinin Lindor, gjatë të cili akuzoi OG se kishte rekrutuar ish nazistë. Me kthimin në RFGJ, John nuk i ka shpjeguar kurrë krejtësisht rrethanat e arratisë së tij në Berlinin Lindor. Nuk mund të përjashtohet një përfshirje e caktuar bbritanike në ngjarje, e prirur që të vinte në vështirësi aleancën ekskluzive midis Gehlen dhe CIA.

Veç kësaj, Gehlen bashkëpunoi me Lidhjen Demokratike, e përshkruar në një dokument të hartuar nga Heinz si një nënorganizatë e Agjencisë Hebraike, në mënyrë që ta shtynte Adenauerin të shkarkonte ministrin e ri të Mbrojtjes Theodor Blank, i konsideruar një personalitet tepër i pavarur dhe në gjendje të krijonte një Bundeswehr jashtëzakonisht të fortë e modern për amerikanë dhe francezë. Posti i tij u mor nga Franz Josef Strauß, lideri i Demokracisë Kristiane bavareze, që do të demonstrohet një mik i shkëlqyer i Izraelit. Këto manovra e kishin origjinën tek ambicia personale e Gehlen, që donte të ishte «Zotëri Siguria» i RFGJ, por gjithësesi është neutralizuar nga kumbarët e tij amerikanë.

Në lojën e madhe e Luftës së Ftohtë BND është tejkaluar nga STASI, nga HVA di Markus «Mischa» Wolf dhe nga KGB, që kanë arritur të demaskojnë rrjete të ndryshme spiunazhi perëndimor në Lindje dhe të fusin “urithët” e tyre nëpër organizatat kundërshtare. Por penetrimi i shërbimeve kundërshtare brenda BND nuk ka qenë pengesë në ndarjen prej palës amerikane të disa informacioneve me vlerë, sidomos në fushën e imazheve satelitore. Brenda ambasadës amerikane në Bon, BND dispononte një zyrë të veten ku teknicienët shqyrtonin fotografitë e bëra nga satelitët spiunë amerikanë, i interpretonin dhe hartonin një raport që e dërgonin në Pullach. Në këtë mënyrë imazhet sekrete nuk e linin zyrtarisht territorin amerikan dhe nuk mund të vidheshin apo të kopjoheshin nga “urithë” të infiltruar në shërbimet sekrete. Rrjetet gjermane që i referonin Gehlen kanë luajtur edhe një rol të rëndësishëm shtesë për CIA në Lindje të Mesme. Për shembull, Langley ngarkoi njerëzit e OG të riorganizonin shërbimet egjiptiane pas grushtit të shtetit të 1952, për të kundërshtuar influencën sovjetike në Lindje të Mesme. E njëjta gjë ndodhi në Siri pas grushtit të shtetit të 1949 i mbështetur nga Agjencia. Në vite BND i ka intensifikuar operacionet në zonë në favor të Gjermanisë, ama gjithnjë me një sy nga nevojat amerikane, edhe pse aferat e industrive gjermane me regjime si ai libian apo iraken kanë krijuar jo pak fërkime midis dy vendeve. BND ruante raportet me trafikantë të rëndësishëm armësh gjermanë shumë aktivë në Lindje të Mesme, në Azi e në Afrikë, si Gerhard Mertins, një ish bashkëpunëtor i OG, kompania e të cilit, Merex, do të bashkëpunojë me Interarms e Sam Cummings, nga ana e tij i lidhur me CIA.

Por jo gjithmonë gjërat kanë shkuar vaj. Për shembull ka qenë BND ajo që i ka kaluar inteligjencës amerikane burimin Curveball, një inxhinier i supozuar iraken që ka denoncuar përdorimin nga ana e Saddam Hussein e laboratorëve mobilë për prodhimin e armëve teknologjike. Bëhej fjalë për një gënjeshtër totale, por që ka kontribuar në justifikimin e pushtimit të Irakut në 2003, gjatë të cilit forcat anglo – amerikane mund të përfitonin prej informacioneve të mbledhura nga rrjeti i agjentëve që BND kishte në veend, midis të cilave planet irakene për mbrojtjen e Bagdadit. Berlini, që zyrtarisht i ishte kundërvënë pushtimit, kishte ofruar faktikisht nën dorë një kontribut të rëndëdishëm falë inteligjencës dhe ushtarakëve që zëvendësuan ata amerikanë në mbrojtjen e bazave amerikane në Gjermani. Dy agjentë gjermanë që vepronin në kryeqytetin iraken dhe dhe oficeri ndërlidhës i BND pranë shtabit qendror në Katar të gjeneralit Tommy Franks u dekoruan me American Meritorious Service Medal si mirënjohje për «informacionet kritike të ofruara Central Command në mbështetje të operacioneve luftarake në Irak». Më pas BND do të kishte një rol në lokalizimin e vendstrehimit të kolonelit Gheddafi në Sirte që çoi në vrasjen e tij. Së fundi, falë kontakteve të tij në Lindje të Mesme, shërbimi gjerman ka luajtur një rol të rëndësishëm ndërmjetësimi midis Izraelit dhe Hizballahut për lirimin e disa robërve.

Sipas dokumentave të Snowden, në fushën e inteligjencës elektronike marrëdhëniet midis NSA dhe degës homologe të BND i përkasin vitit 1962. Agjencia amerikane dispononte instalime të rëndësishme në RFGJ për përgjime përtej Perdes së Hekurt. Paradoksalisht HVA, shërbimi sekret i jashtëm i Gjermanisë Lindore, kishte mbledhur shumë më tepër informacione mbi aktivitetet e NSA në Gjermaninë perëndimore nga sa nuk dinte BND. Pas rënies së Murit, autoritetet gjermane i kanë ndihmuar ato amerikane që të rikuperonin arkivat e HVA që kishin të bënin me NSA, duke zbuluar “urithin” në gjirin e agjencisë amerikane që informonte Gjermaninë Lindore. Materiali i gjetur është transferuar në Amerikë pa u analizuar nga autoritetet gjermane (të paktën zyrtarisht), që do të mund të zbulohej sesa Shtetet e Bashkuara, përveç Berlinit Lindor, kanë spiunuar edhe Bonin. Por ishte vigjilja e ribashkimit dhe asgjë nuk duhej ta trazonte këtë ngjarje historike.

Veç të tjerash mbetet kontraverse ndodhia e rikuperimit nga ana e CIA e një pjese të arkivave të STASI, të dorëzuara vetëm si kopje Berlinit më 2003. Episodi inkuadrohet në gjuetinë e dokumentave të STASI dhe të HVA të ndërmarrë nga shërbimet e mëdha perëndimore të nesërmen e rënies së Murit. Nëse është e sigurtë që arkivat e shërbimeve të Lindjes janë ruajtur si kopje në Moskë dhe se njerëzit e STASI kanë proceduar me zell ndaj asgjësimit të një pjese të rëndësishme të arkivave të tyre, është e vërtetë se ssasi të mëdha të këtij dokumentacioni janë rikuperuar falë përpjekjeve të qytetarëve të Gjermanisë Lindore që patën sulmuar selinë qendrore dhe ato periferike të shërbimit dhe tani ruhen nga një institut i posaçëm (Bundes¬beauftragte für die Stasi-Unterlage). Por CIA, MI6 dhe ka shumë të ngjarë Mossadi i kanë gjeuajtur funksionarët e nivelit të lartë në posedim të informacioneve sidomos mbi rrjetet e jashtme të HVA. Agjentët amerikane i janë përkushtuar një rekrutimi «derë më derë» në kuptimin e vërtetë të fjalës të ish funksionarëve të STASI, në pikën që ndonjë është detyruar t’i telefonojë policisë për të mos u kontaktuar më.

CIA ka arritur të fusë në dorë dosje, të përmbledhura në mikrofilma, për rreth 200000 spiunë që nga 1950 deri më 1989 kanë punuar për STASI dhe KGB. Sipas disa burimeve, dosjet u dorëzuan nga koloneli Aleksandr Prinzipalov dhe nga komandanti Sjubenko, dy adjutantë të kreut të kompleksit të madh të KGB në Karlshorst të Berlinit Lindor. Burime të tjera pohojnë se operacioni, me emrin e koduar Rosewood (Rosenholz në gjermanisht) ka qenë në realitet një koperturë për një histori shumë më të komplikuar. Mikrofilmat do të rikuperoheshin nga një agjent i CIA me bazë në Berlinin Lindor mbrëmjen e 9 nëntorit 1989 gjatë rënies së Murit. Amerikani ka shkuar në selinë e STASI në Normannenstrasse dhe, pas pagimit të 75000 dollarëve, ka marrë mikrofilmat, por që përmbanin vetëm emrat dhe korresponduesit e koduar e agjentëve të infiltruar në Perëndim, por jo detajet e aktivitetit të tyre. Këto informacione ndodheshin në mikrofilma të tjerë të rikuperuara nga BfV. Për vite me radhë amerikane e gjermanë do të bënin traktativa për të krahasuar dosjet respektive, por pa e arritur një marrëveshje.

BND nuk duket se ka integruar në radhët e saj ish agjentë lindorë, edhe pse ekzistonte frika e bazuar se qenë ende besnikë të Moskës ose se mund të ishin objekt shhantazhii, përveçse për të mos trazuar ndjeshmërinë e popullsisë gjermanolindore. Vetëm disa ekspertë kriptografikë janë punësuar nga Rohde & Schwarz, një kompani furnizuese me sisteme shifrimi dhe radiosh të kriptuara të përdorura nga qeveria gjermane dhe nga NATO. Përjashtimi vetëm i rëndësishëm është mbrojtja e dhënë Alexander Schalck-Golodkowski, shefi i KoKo (Kommerzielle Koordinierung), agjencisë për tregëtinë e jashtme e RDGJ, praktikisht krahu ekonomik i STASI, dhe furnizuesi kryesor me valutë të huaj i Berlinit Lindor. Depozitari i sekreteve të trafiqeve të armëve perëndimore e lindore dhe të teknologjisë së Gjermanisë Lindore, por sidomos i aferave klandestine midis Bonit dhe Berlinit Lindor, disa kontrata midis Strauss dhe vetë Schalck-Golodkowski, ky i fundit duhet të mbrohej nga prokuroria gjermane, por edhe nga shërbimet e huaja. Ribashkimi gjerman është shënuar nga dy vrasje të profilit të larte, ajo e Alfred Herrhausen, President i Deutsche Bank, dhe ajo e Detlev Rohwedder, shefi i Treuhand, holdingut publik të cilit i qenë dorëzuar fabrikat e vjetra komuniste gjermanolindore. I pari u vra më 30 nëntor 1989 me një bombë të sofistikuar të fshehur në mbajtëset e pakove të të një biçiklete të parkuar në anë të një rruge dhe e aktivizuar nga një qelizë fotoelektrike, kurse i dyti më 1 prill 1991, i goditur nga tri të shtëna të bëra natën nga një snajper teksa ndodhej përballë dritares së shtëpisë. Dy vrasje profesionale të atribuara një RAF tashmë në grahmat e fundit, por të kryera sigurisht nga një shërbim sekret i madh.

Nga STASI në periudhë çmobilizimi apo nga KGB, e cila ende e ruante bazën e saj në Karlshorst? Apo duhet shikuar nga kush nuk i shihte me sy të mirë planet e dy ekonomistëve që donin ta bënin Gjermaninë e bashkuar motorin ekonomik të Europës? Në intervistën e tij të fundit përpara se të ndërronte jetë, dhënë Wall Street Journal, Herrhausen kishte pohuar se brenda 10 vjetëve donte ta bënte «Gjermaninë Lindore kompleksin teknologjikisht më të zhvilluar të Europës dhe trampolinën e lançimit ekonomik drejt Lindjes», në mënyrë që «Polonia, Hungaria, Çeekosllovakia, por edhe Bullgaria, do të kenë një rol thelbësor në zhvillimin europian». Sfida ekonomike i dallon raportet midis inteligjencës amerikane dhe asaj gjermane. Ama kjo e fundit duhet të ketë parasysh rrënjosjen e fortë e spiunëve amerikane në territorin e saj. Me mbarimin e Luftës së Ftohtë, instalime të ndryshme të NSA në truallin gjerman janë mbyllur, por të tjera janëë transferuar në fakt nën kontrollin e BND, midis të cilave Bad Aibling, një prej pikave të Echelon, sistemait të përgjimit të komunikimeve ndërkombëtare që kalojnë nëpër satelitët gjeostacionarë. Bad Aibling i është transferuar formalisht BND më 2004, por NSA vazhdon të ketë akses në informacionet e mbledhura nga struktura, deri në pikën sa t’i përdorë për të spiunuar industri si Eads i atëhershëm, më pas i bërë Airbus. Ai që rregullon shkëmbimin informativ midis NSA e BND dhe përdorimin e përbashkët të Bad Aibling është një memorandum i nënshkruar më 2002, të nesërmen e 11 shtatorit, me të cilin Gjermania synonte të bënte pjesën e saj në të ashtuquajturën «luftë kundër terrorizmit» të lançuar nga George W. Bush. Dokumentat e zbuluara nga Snowden demonstrojnë se NSA i kalonte BND lista objektivash për t’i spiunuar, përfshi institucionet dhe partnerët e Bashkimit Europian, por edhe subjekte gjermane.

Përgjegjësit e shërbimit gjerman kanë pohuar se i kanë besuar listat e transmetuara nga homologu amerikan, ppa e kontrolluar se cilit objektiv i korrespondonte «përzgjedhësi» (numri telefoni, adrese email apo IP e të tjera) për t’u vënë nën survejim. BND e ka përfunduar programin më 2006, por në valën e zbulimeve të Snowden një komision i posaçëm hetimor parlamentar po kërkon që të hedhë dritë mbi ngjarjen, edhe për të kuptuar sesi dhe pse miliona metadata mbi komunikimet gjermane i janë transferuar pikërisht nga agjencitë gjermane NSA. Nënshtrimi i BND ndaj NSA, të paktën pjesërisht, shpjegohet nga fakti se agjencia amerikane u ofron në këmbim shërbimeve gjermane (jo vetëm BND, edhe BfV) akses në disa prej teknologjive kryesore të saj, si sistemin XKeyscore, i ashtuquajturi «Google i spiunëve» që mundëson të menaxhohen sasi gjithnjë e më të mëdha të dhënash të interceptuara. Në vitin 2001 parlamenti federal i ka dhënë BND tagrin që të interceptojë 20% të komunikimeve ndërkombëtare që kalojnë nëpër Gjermani. Një tagër që është zzgjeruar me reformën e votuar më 2016. Ajo që u intereson amerikanëve dhe gjermanëve është nyja strategjike e Frankfurtit, De-Cix, exchange point internetor më i madh europian, ku kalojnë komunikimet e ardhura nga e gjithë bota, sidomos nga dhe për Europën Lindore.

Aktivitetet e spiunazhit amerikan në Gjermani janë prej kohësh të konsoliduara në 3 struktura ushtarake dhe në 2 seli diplomatike. Consolidated Intelligence Center (CIC) e ushtrisë amerikane në afërsi të Wiesbaden ka për detyrë që t’i sigurojë mbështetje inteligjence European Command dhe African Command, seliaa e përbashkët e të cilave ndodhet në Shtutgart. Kjo strukturë, kohët e fundit e fuqizuar, duhet të integrojë European Cryptologic Center (ECC), e ndodhur pranë Dagger Complex të ushtrisë amerikane pak larg nga Griesheim, një qytezë në afërsi të Darmstadt. E menaxhuar nga komponentja ushtarake e NSA, ECC punon në koncert me komponenten e aviacionit dhe marinës të vetë agjencisë pranë bazës angleze së Croughton, në favor të dy komandave ameirkane në Shtutgart. Baza ajrore e Ramstein është nyja më e rëndësishme aeroportuale amerikane në Europë, e përdorur edhe për operacione klandestine të CIA, si për extraordinary renditions. Special Collection Service, shërbimi i përbashkët CIA – NSA që menaxhon stacionet e përgjimit të ndodhura në selitë diplomatike amerikane, disponon në Gjermani dy antena: në ambasadën në Berlin dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Frankfurtit. Të dyja ndërtesat survejohen nga helikopterë të BfV për të fotografuar antenat e instaluara nëpër çati: lëvizje frikësuese pas zbulimeve lidhur me përgjimet ndaj kancelares.

Konsullata e Përgjithshme e Frankfurtit është nyja më e ëndësishme e CIA për Europën kontinental. Mbi 900 persona punojnë në godinën e madhe, që dikur ishte spital ushtarak amerikan. Konsullata është një qendër logjistike e madhe jo vetëm për Departamentin e Shtetit, por sidomos për CIA dhe Pentagonin. Nga këti shpërndahen të gjitha pajisjet e dërguara në të gjithë botën. Sipas zbulimeve të WikiLeaks, Konsullata e Frankfurtit është pika kryesore e aktiviteteve të kibernospiunazhit të CIA në Europë e më gjerë, duke fshehur brenda saj një laborator ku agregohen dhe riparohen disa pajisje spiunazhi të përdorur nga spiunët dixhitalë të agjencisë. Për kët arësye zona është plot me kompani kopertura të CIA dhe të agjencive të tjera amerikane. Skandali i shkaktuar nga zbulimet e Snowden, pasuar nga zbulimi i një “urithi” të CIA të infiltruar në BND që do të furnizonte emrat e të gjithë agjentëve gjermanë nëpër botë, ka çuar na përzënien e kreut të selisë së agjencisë në Berlin dhe ka çelur debatin lidhur me marrëdhënien midis inteligjencave respektive. Elmar Brok, një europarlamentar besnik i Merkel, ka akuzuar funksionarët e shumtë të BND që kanë një «besnikëri të verbër» ndaaj partnerëëve amerikanë, duke akuzuar NSA se spiunon institucionet europiane dhe «shërbimet idiote e inteligjencës gjermane, që e kuptojnë gjithmonë me shumë vonesë».

Presidenti i Komitetit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve, André Hahn, akuzon NSA se ka shkelur «sistematikisht» marrëveshjen e 2002. Në 2011 CIA u ankua se kishte zbuluar që një funksionar i lartë i Kancelarisë kishhte kontakte të paautorizuara me shtypin. Një fakt i zbuluar duke spiunuar Kancelarinë, por qeveria gjermane e ka maarrë me qetësi provlemi pa u turbulluar shumë prej spiunimit amerikan. Ndodhia e Markus R., funksionarit të BND që nga 2012 deri më 2014 i ka kaluar të paktën 218 dokumenta CIA, tregon se nga ana e saj edhe Gjermania i spiunon Shtetet e Bashkuara. Midis dokumentave të dhëna agjencisë do të ndodhej në fakt transkriptimi i një bisede telefonike të interceptuar midis Sekretares së atëhershme të Shtetit Hillary Clinton dhe ish Sekretarit të Përgjithshëm të OKB Kofi Annan. Kohët e fundit Der Spiegel ka treguar se BND spiunon zyrat e Interpolit në vende të ndryshmme, përfshi Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe si përfaqësi të ndryshme të akredituara pranë Pallatit të Xhamtë në New York. Këmbëngulja gjermane është demonstruar nga fuqizimi i BND i parashikuar nga ligji i votuar në tetor prej Bundestagut dhe nga krijimi i një Cybercommand prej 14000 njerëzish. Por prania amerikane në Gjermani do të vazhdojë të kushtëzojë hapësirat e manovrës të Berlinit. Si mundet një fuqi të veprojë lirisht nëse mban në territorin e saj një kompleks kaq të fortë ushtarak dhe spiunazhi të aleatit/konkurrentit kryesor të saj?
(nga Nr. 5 i vitit 1917 i revistës “Limes”)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakEkspozimi ndaj rrezatimit diellor, si të kujdesemi për lëkurën
Artikulli tjetërNga Suedia me furi/ Mbreti i “Spotify” përpiqet të blejë Arsenalin