“Për pak shpërtheu lufta për shkak të trenit”

“Thaçi gati shpërtheu luftën për shkak të trenit”, shkroi të dielën në faqen e parë gazeta qeveritare serbe “Novosti”. “Ne dërguam një tren dhe jo tank”, u shpreh i shqetësuar kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të shtunën në mbrëmje. Njësia speciale e policisë sipas tij qe afruar me armë automatike dhe me automjete të blinduara. Serbë nga rajoni i patën futur në rreth policët. Për të shmangur gjakderdhjen, ai pati urdhëruar kthimin e trenit në Beograd, tha Vuçiç.
“Ky është paralajmërimi im i fundit ndaj shqiptarëve, që të mos guxojnë të ndërmarrin sulm kundër serbëve në Kosovë”, tha politikani që vendos gjithçka në Serbi. “Sepse këtë Serbia nuk do ta lejojë”.
Kosova e banuar thuajse vetëm nga shqiptarë u shkëput më 2008-ën nga Serbia. Beogradi kërkon ta rimarrë Kosovën. BE ndërmjetëson prej vitesh pa sukses të madh.

Artikulli paraprakSerbia, plan aneksimi për Veriun si Rusia me Krimenë
Artikulli tjetërKërcënimi i Vuçiç