Për cilin shtet flet organizata e gangsterëve?

ISH-POLICIA E SHTETIT! #POCIAQËNUKDUAM
“Ne bëjmë shtet”, ishte togfjalëshi i rilindasve në vitet 2013 e pas ! Por le të shohim se kush është “shteti” që bëjnë rilindasit ? Rilindasit , dhe organizata e tyre prangosi berberë, shitësi ambulantë për një kupon tatimor, ju mori bukën e gojës dhjetëra nënave e baballarëve që përpiqeshin të ushqenin fëmijët e tyre duke punuar me ndershmëri, ndërsa krijoi parajsë fiskale për miqtë e organizatës rilindja duke dhënë pa asnjë garë dhjetëra konçensione korruptive!

Rilindasit burgosën qytetarë të thjeshtë për një faturë energjie, për rregullimin e një çatie apo avllije , dhe nuk lëvizën asnjë gisht për dhjetëra pushtetarë që u kapën në flagrancë me vjedhje, trafiqe e bashkëponim me kriminelët! Rilindasit burgosën e proceduan penalisht, u dhunuan kultivuesit dhe shitësit e duhanit në Shkodër e Elbasan, të cilët ushqenin me bukë familjet dhe mbrojtën me armë e me ligj kultivuesit e hashashit, shefat e policisë të përfshirë në kultivim e trafik, mbrojtën madje dhe ministrat e përfshirë!

Rilindasit dhe organizata e tyre famëkeqe (qeveri apo shtet, sipas oreksit e quajnë) burgosën protestuesit e Astirit, por nuk burgosën asnjë nga qveritarët që u kapën me presh në dorë në megavjedhje të dhjetëra miliona eurove, në tenderin me dokumenta të fallsifikuara të ndërtimit të Unazës së Madhe! Rilindasit e tjetërsuan për herë të parë në historinë e Shqipërisë e kthyen Policinë e Shtetit në vegël të organizatës Rilindja.

Për here të parë policia nuk kapi kriminelët që masakruan paranë publike, pronën publike, por dhunoi popullin që protestoi kundër vjedhjes, korrupsionit, gangsterizimit e banditizmit qeveritar. Për herë të parë pamë live tek teatri policinë që dhunoi artistët që po mbronin Teatrin Kombëtar, historinë, kulturën dhe fizionominë e Tiranës në përkrahje të një grushti bashibozukësh që duan të shkatërrojnë ndërtesat historike, tjetërsojnë trojet shtetërore e ndërtojnë kulla aty.
U arrestuan qindra të rinj që protestuan kundër korrupsionit të organizatës rilindja (ka trutharë qëe besojnëper shtst ,gjoja), nga policia e shtetit që ka për detyrë të garantojë të drejtën e protestës dhe fjalës së lirë. U arrestuan drejtuesit e opozitës pothuaj në gjithë Shqipërinë, u arrestua live mjeku i nderuar, ish-deputeti i PD z. Bardh Spahia vetëm sepse ishte në mbrojtje të ligjit e Kushtetutës!

Sot kam pare live avokatët Altin Goxhaj dhe Erald Aga përballë disa banditëve apo policëve (sepse ishin pa numrat identifikues) të cilët kishin zaptuar disa prona pranë rrugës së Kavajës pa asnjë urdhër prokurorie, gjykate apo zyre përmbarimi, të cilëve policia jovetëm që nuk ju tregonte urdhërin e sekuestrimit të pronës por madje këta bashibozuke me uniformë kërcënonin avokatët!

Me frikë e them se me veprimet e saj ish-Policia e Shtetit ka hyrë në rrugën e paligjshmërisë dhe po rrezikon të kthehet në krah të armatosur, në mburojë njerëzore e organizatës “Rilindja”!

Si mundën vallë që shqiptarët e shekullit të 20-të, lejuan të poshtërohen kaq keq nga një organizatë gangsterësh , anti-shtet si kjo e rilindjes ? Ftoj shqiptarët që ende kanë mendjen në kokë dhe zemrën në gjoks të veprojnë përpara se gjithcka të marrë fund!
Nesër mund të jetë radha e pronës tuaj për tu shkatërruar, radha e vellait tuaj apo e juaja për tu burgosur!
Ilir Allkja

Artikulli paraprakMedia e huaj: Fusha sh.p.k e lidhur me një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës në Spanjë
Artikulli tjetërBasha në Delvinë: Shqiptarët po varfërohen sepse po grabiten nga qeveria!