Pedagogët në krah të studentëve: Bashkohuni me protestën e Unazës së Re, po ua vjedhin shtëpitë!

Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, Ermir Dobjani ishte në krah të studentëve në protestën që po mbahet para ministrisë së Arsimit.
Përmes megafonit, Dobjani, i cili ka mbajtur dhe postin e Avokatit të Popullit i bëri thirrje studentëve të vijojnë protestën, madje të bashkohen me banorët që po u prishet banesa për shkak të projektit të Unazës së Madhe.
“Në Ministrinë e Arsimit është vënë një kriminele jo ministre, sepse vazhdon politikën kriminale të Edi Ramës. Kanë vrarë të gjithë diplomat e universiteteve të huaja. Nëse keni vendosur të fitoni të drejtat tuaja nuk bëhen të lutur dhe të puthur, por me bojkotim total të studimeve. Këta nuk njohin logjikë por njohin dhunën. Bashkohuni protestave të atyre që po ua vjedhin shtëpinë, ndryshe nuk ka zgjidhje.’
Prej orës 09:30 studentët e Universiteti të Tiranës dhe të Politeknikut kanë dalë në protestë përpara Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar anulimin e tarifës për provimet e prapambetura.
Janë mijëra studentë që kanë bojkotuar sot mësimin, edhe në disa fakultete të tjera, të cilët kanë rrethuar Ministrinë e Arsimit, ndërsa kërkojnë ministren e Arsimit. Ata nuk pranojnë që të futen brenda ambienteve të Ministrisë pasi sipas tyre çdo kush që hyn aty mund të jetë i shantazhueshëm.
Nëse nuk merren parasysh kërkesta e tyre ata kanë bërë thirrje për revulucion studentor “Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ”Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”, janë dëgjuar të thërrasin studentët.

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit janë përpjekur që të diskutojnë me tap or ka qenë e pamundur pasi ata nuk kanë pranuar të futen brena Ministrisë së Arsimit.
“Dilni jashtë” “Duam ministren”, ”Anulo vendimin”, “Mbani përgjegjësi”, janë disa nga thirrjet e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit.
Ata kërkojne gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.
Studentët të cilët janë vetëorganizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:
1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste
“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!“- shkruhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.

auto auto 47386182 629899130764066 8139996223252725760 n15439994241544002206 1

Artikulli paraprakShpërthen revolta! Mijëra studentë ngrihen në protestë kundër qeverisë Rama
Artikulli tjetërPlas edhe në Elbasan, studentët bojkotojnë mësimin, u bashkohen pedagogët