PDIU: PD qëndrim dinjitoz

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndeti dje qëndrimin dinjitoz të Partisë Demokratike përkundër deklaratave fyese të këshilltarit të Kryeministrit grek ndaj kombit shqiptar. E vlerësojmë megjithë praninë e z. Paloka dhe të Kryeministrit Rama në kongresin PBDNJ, ku u demonstrua në mënyrë të përsëritur arroganca e megalomania e çdo zyrtari të vogël të qeverisë greke, e cila do të transferojë hallet e saj në Shqipëri. PDIU i bën thirrje qeverisë shqiptare të protestojë zyrtarisht ndaj qëndrimit atavist dhe të papranueshëm të përfaqësuesit të qeverisë greke.

Artikulli paraprakDekriminalizimi, kërkohet verifikim për 160 zyrtarë
Artikulli tjetërDenoncimi i PD për deklaratat e këshilltarit të Cipras