PD: Vendimi i Parlamentit ilegjitim ndaj Presidentit, antikushtetues

PD e konsideron antikushtetues vendimin e Parlamentit ilegjitim ndaj Presidenit Meta.

Deklarata
Sulmi antikushtetues i Parlamentit ilegjitim mbi Institucionin e Presidentit të Republikës është akt që thellon edhe më shumë tiparet antidemokratike të regjimit Rama-Doshi.

Ky akt vjen menjëherë pas masakrës zgjedhore dhe grabitjes më të madhe të votave të kryer ndonjëherë.

Lexo edhe : Shkarkimi i Metës – Adriatik Alimadhi debat me Vasilika Hysin në Kuvend
Përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj.

Edi Rama ka përdhosur me qindra herë Kushtetutën e Shqipërisë dhe është ekspozuar përpara çdo shqiptari si armik i demokracisë dhe shtetit ligjor.

Partia Demokratike e konsideron antikushtetues vendimin e Kuvendit njëpartiak për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe kërkon nga Gjykata Kushtetutese të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.”,

Artikulli paraprakBasha me demokratët e Tiranës: Masakra zgjedhore nuk na ndal
Artikulli tjetërDenoncimi i fortë i efektivit: Shefat e policisë mbrojnë parcelat me kanabis, kanë marrë haraç nga trafikantët