PD Sarandë mbështet kryetarin Basha: Qeveria, legalizime dhe blerje votash

Partia Demokratike, dega Sarandë, në një deklaratë për shtyp, duke shprehur mbështetjen për kryetarin Lulzim Basha, ka evidentuar ndërkohë edhe problematikat që janë hasur në këtë qark përsa i përket shitblerjes së votave.

Reagimi i degës së PD Sarandë

Nga analiza paraprake e zgjedhjeve dhe rezultatit zgjedhor dega e PD Sarandë evidenton se:

Gjatë fushatës elektorale administrata qendrore dhe lokale u vu në funksion të kryerjes së shërbimeve që blenin votën e qytetarëve.

U shtuan legalizimet në funksion të votës. Derisa arritën që edhe ditën e shtunën të heshtjes zgjedhore të punonin për të dhënë legalizime në këmbim të votës. Ne e evidentuam edhe publikisht dhe ndaluam zyrën e Hipotekës atë ditë që të vazhdonte abuzimin me pushtetin dhe shkeljen e rregullave.

Drejtorët e admistratës pasi bënë intimidime dhe kërcënime, erdhën edhe ditën e votimit pranë qendrave të votimit që të siguroheshin për votën dhe të kontrollonin qytetarët. Biles ne, dega Sarandë bllokuam procesin e votimit paradite derisa ata u larguan nga qendrat.

Gjatë fushatës u përdorën masivisht mjetet shtetërore në shërbim të partisë ne pushtet.

Ministria Denaj perdori mjetet e shtetit ne fushatë.

Administrata qendrore dhe lokale bëri punësime masive në kundërshtim me ligjin në prag të zgjedhjeve.

Edhe në procesin e numërimit ishin përfshirë drejtorat e administratës si numërues dhe vëzhgues deri në momentin e fundit, duke braktisur pozicionin shtetëror për të cilin paguhen me taksat e qytetarëve.

Në Bashkinë Finiq ndodhi fenomeni që u gjet kutia e hapur, e vulosur prap ku mungon 500 fletë votimi të papërdorura qe nuk dihet ku janë përdorur në qarkun e Vlorës!

Rreth 12500 vota të opozitës në qarkun tone nuk arrijne dot të prodhojne mandat nga ndryshimet e njëanshme të kushtetutës dhe kodit zgjedhor nga Edi Rama.

Pavaresisht kësaj ekipi i fushatës, kryesia e degës, drejtuesit e degës dhe deputetja e caktuar për degën Ina Zhupa kanë arritur që në degën Sarandë regjistrohet një rekord historik votash për PD. Me një rezultat të papërsëritur më parë gjatë një gare parlamentare.

Ku PD ka marrë:

Bashkia Sarandë 5060 vota me një rritje mbi 51% nga 2017

Bashkia Finiq 1422 vota me një rritje mbi 28% nga 2017

Bashkia Konispol 1354 vota me një rritje mbi 17% nga 2017

Nisur nga sa më lart dhe nga rezultati i arritur kryesia e degës Sarande pas mbledhjes së analizës vendosi:

– Të mbështesim kryetarin Lulzim Basha në të gjitha hapat që do gjykohen për vazhdimin e aksionit për evidentimin e të gjitha shkeljeve dhe deformimeve të rezultatit zgjedhor nga skemat mafioze të Edi Ramës.

– Të siguroj bashkimin e demokratëve të rrethit Sarandë në një mision me kryetarin Basha dhe kryesinë e PD për të mbrojtur demokracinë dhe forcuar Partinë Demokratike përballë të vetmit kundërshtar Edi Ramës.

– Të garantoj mos përçarjen e partisë për asnjë arsye kur rezultati na tregon besimin e qytetarëve dhe kur kundërshtari jonë perballe përfiton nga lufta artificiale e dëshirave të disa aktorëve të caktuar për pushtet personal.

Artikulli paraprakKastriot Piroli më i votuari në Lezhë: Falenderoj kryetarin Basha që më besoi kandidimin!
Artikulli tjetërPD Kurbin: Falenderim dhe mirënjohje qytetarëve, mbështetje pa rezerva kryetarit Lulzim Basha!