PD publikon dokumentet/ Vendimi i Gjykatës rrëzon alibinë e Sotës për 863 mijë eurot

863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota nuk mund të përdoreshin për blerje hekuri nga kompania Kurum, pasi dokumentat zyrtare tregojnë se kjo kompani nuk mund të kryente asnjë transaksion me para kesh. Dokumentat e gjykatës dhe Qëndrës Kombëtare të Biznesit janë publikuar sot nga PD-ja, e cila ka theksuar se ato vërtetojnë se paratë ishin të Saimir Tahirit, ish-ministrit nën hetim.
Enkelejd Alibeaj nga selia blu tha se “PD disponon dokumentat e gjykatës së muajit shtator se administratori i Kurum e kishte të ndaluar çdo transkasion kesh për shkak të falimentit. Sipas këtyre dokumentave, çdo transkasion mbi 20 milionë lekë i administratorit do të ishte i pavlefshëm.
Oresr Sota do ta kishte të pamundur të bënte pagesa kesh dhe këto janë dokumentat që tregojnë këtë regjistrim në QKB. PD nuk ka pasur ansjë dyshim se paratë janë të Saimir Tahirit që po vazhdon përpjekjet për t’i shpëtuar akuzës. Ne besojmë se këtë qëllim ka pasur edhe udhëtimi i tij për në Gjermani.
Provat e fundit tregojnë se fakti që po qëndronte afër babait për arsye shëndetësore nuk qëndron sepse babai i tij ka hyrë në Shqipëri para daljes së Tahirit nga Shqipëria.
Po ashtu hetimet do të zbulojnë dhe pasurinë e shoferit të Tahirit. Rama po bën gjithçka për të mbrojtur ushtarët e tij të lidhur me krimin dhe drogën.
Pohimi i Ramës para deputetëve se Tahiri nuk duhet të shqetësohet për patentat është vetëm një mesazh për pengimin e drejtësisë. Njesoj po vepron dhe me Vangjush Dakon. Heshtja e tij tregon përfshirje në trafikun e drogës”.

Artikulli paraprakSi vendimi i Gjykatës rrëzon alibinë e Sotës për 863 mijë eurot
Artikulli tjetërI biri i Soros sot në Tiranë për bashkimin ekonomik Shqipëri-Serbi, pse e fsheh Rama?