PD: Prokuroria po përdoret nga Edi Rama, deklarata e sotme e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë…

Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratës së pa precedent të prokurorisë, e cila sot nxori konkluzione ende pa arritur në fund hetimi.
Sipas PD-së, Prokuroria po përdoret nga Edi Rama në mënyrë politike.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht.
Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.
Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017.
Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande.

Artikulli paraprak“Doja të fitonte Rama në 2013, por se mendoja s’e mund të arrinte deri këtu me krimin dhe vjedhjet”
Artikulli tjetërRevolta tek Unaza e Re: Nëse do të guxojnë të na ndalin me dhunë do t’u përgjigjemi