PD nxjerr emrat e mercenarëve të Berishës

Partia Demokratike ka publikuar  emrat e atyre që i cilëson  mercenarë të i Sali Berishës, që morën pjesë në protestën e 8 janarit. Përmes një reagimi, PD thekson se Berisha dhe banda e tij dështuan me turp, pasi u braktisën sipas kësaj partie nga demokratët.

Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për tu ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë

Për fat të mirë në 8 janar nuk u derdh gjak, ashtu siç dëshironte dhe kishte planifikuar Berisha me një grusht kriminelësh. Ai personalisht e ndolli dhe frymëzoi vetë dhunen per javë me radhë, që kur deklaroi se PD nuk meritonte të ekzistojë nëse nuk e mbronte atë pas shpalljes nongrata për korrupsion. Por Berisha dhe banda që ai mblodhi dhe përzgjodhi me kujdes, dështuan me turp sepse demokratët i braktisën. Ai nuk mban më dot peng as PD-në dhe as Shqipërinë. Mbi rrënojat e dhunës së tij, PD po ngrihet çliruar nga mankthi dhe dhuna e së shkuarës, dhe e vendosur për tu ofruar gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë.

Artikulli paraprakAmbasada e SHBA publikon mesazhin e fortë të Nën Sekretares së Shtetit për Çështjet Politike
Artikulli tjetërIsha në sallën e mbledhjes kur fluturuan gurët dhe xhamat në kokën tonë, Gazment Koduzi: Ata që sulmuan skanë lidhje me demokratët