PD, nesër do të jetë qeveri!

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike z.Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar sot kandidatin dhe ekipin e PD për bashkinë Tiranë.

Alibeaj deklaroi:

“Jemi sot për përpilimin dhe artikulimin e programit. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve, është bërë e ditur tashmë, për Partinë Demokratike dhe veçanërisht për Tiranën. Megjithëse e pranoj që janë zgjedhje në kushte të komplikuara, për Partinë Demokratike, për gjithë kalvarin që PD ka kaluar vitin e kaluar. Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për shqiptarët. Ky është moment për të bërë dallimin e madh. Në rastin e zgjedhjeve, zgjedhjet janë për shqiptarët dhe për një moment të lëmë mënjanë atë se çfarë Partia Demokratike ka kaluar. Janë të rëndësishme edhe për të ardhmen e Partisë Demokratike.

Jemi këtu dhe marrim pjesë në këto zgjedhje pikërisht për të vazhduar kauzat tona. Kauzat e PD, kauzat e drejta, kauzat e ndershme që kemi mbajtur për të cilat kemi rezistuar gjatë kësaj kohë, e për të cilat do të doja të falënderoja të gjithë kolegët e mi, grupit parlamentar, kryesisë, të strukturave tona në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në Tiranë. Falënderoj të gjithë demokratët të cilët i mbrojtën këto kauza me sakrifica.

Falë rezistencës së tyre, Partia Demokratike do të ngrihet më e fortë se më parë. Sepse unë besoj që janë pikërisht këto vlera, që është pikërisht kjo sakrificë ato të cilat do të triumfojnë. Partia Demokratike padyshim, e kam bindje këtë, do të jetë në të ardhmen alternative qeverisëse pavarësisht sakrificave që kemi kaluar tashmë. Sepse është sakrifica, djersa e kontributi i shumë e shumë demokratëve, njerëzve të lirë që kanë kontribuar dhe i kanë përkushtuar jetën e tyre kauzave tona.

E për shkak të këtij mundi, e sakrifice, këtij kontributi 30-vjeçarë të demokratëve dhe njerëzve të lirë ne kishim detyrim, me të drejt, e kemi për mision që këto kauza e kjo rrugë të mos ngelet në mes. Jemi sot më të bindur se asnjëherë tjetër që vlerat për të cilat besojmë për një parti demokratike perëndimore, vlerat e demokracisë dhe parimet e shtetit të së drejtës, janë këto thelbi, seti kryesor i lindjes dhe ekzistencës të Partisë Demokratike. Këto parime për të cilat I kemi mbrojtur dhe do t’i mbrojmë gjithmonë. E drejta, e vërteta edhe mund të vonojë, por një gjë është e sigurt: do të triumfojë!

E kemi detyrim tjetër, jo vetëm për ekzistencën e PD, jo vetëm për çuarjen para e këtyre kauzave, por për riprofilizimin e së djathtës në Shqipëri. E pastë ideologjikisht, qartësisht e orientuar drejt euro-atlantizmit që mbron vlerat e munguara të demokracisë shqiptare. Për këtë qëllim, beteja që kemi për Tiranën, sigurisht e merr një rëndësi të veçantë. Tirana është kryeqytetit i të gjithë shqiptarëve, është vendi ku banojnë 1/3 e shqiptarëve, është qendra ekonomike, është qendra e zhvillimit, qendra politike, referenca e të gjithë Shqipërisë, po të doni edhe të Kombit shqiptar.

Ndaj mbështetja jonë për Roland Bejkon, është mbështetje në fakt për Partinë Demokratike, është mbështetja për të ardhmen e Partisë Demokratike. Unë jam i bindur se kandidatura dhe profile i Roland Bejkos është esenca e asaj se çfarë në këto një vit e gjysmë kemi kaluar, e asaj se çfarë në këto 30 vite Partia Demokratike do të duhej të ishte dhe pse jo, e asaj se çfarë do të duhet të jetë nesër. Ndaj, vlera të tilla si integriteti, koherenca në qëndrimet politike, identiteti, kontributi historik, mosbërja kompromis përgjatë meandrave të politikës, janë vlera të cilët do të duhet t’i bëjmë së bashku tonat.

Kjo është baza mbi të cilën do të ndërtojmë dhe do të ecim përgjatë kësaj fushate, në shërbim të qytetarëve, në shërbim të Tiranës, jo vetëm tani por edhe në të ardhmen. Z. Bejko deri tani kemi folur për atë që unë besoj se është e rëndësishme për pozicionimin politik si një PD që beson në vlerat euro-atlantioste, tashmë do të duhet t’u flasim shqiptarëve në gjuhën e nevojave dhe interesave që do të shpalosim gjatë kësaj fushate.”

Artikulli paraprakA është Ilir Meta i infiltruari i Ramës?
Artikulli tjetërBerisha: Bashkitë e Edi Ramës mi japin sallat falas!