PD, Kulluri: Mbështesim SPAK-un për Inceneratorin e Tiranës. Të zbardhet përgjegjësia e Erjon Velisë në këtë aferë korruptive

“Partia Demokratike e Shqipërisë vlerëson thellimin e hetimeve nga SPAK, lidhur me rolin e Bashkisë Tiranë në skandalin e Inceneratorëve.” – kështu është shprehur sot në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun, Edvin Kulluri.

Njëkohësisht Kulluri ka kërkuar që të sqarohet përgjegjësia e kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe funksionarëve të tjerë të lartë të kësaj bashkie.

Më poshtë deklarata e plotë e Edvin Kullurit:

Partia Demokratike e Shqipërisë vlerëson thellimin e hetimeve nga SPAK, lidhur me rolin e Bashkisë Tiranë në skandalin e Inceneratorëve.

Njëkohësisht opnioni publik pret nxjerrjen e përgjegjësive ligjore të funskionarëve më të lartë të Bashkisë, si Kryetarin dhe Administratorin e Përgjithshëm për këto arsye:

1) Kryetari i Bashkisë Tiranë është angazhuar personalisht me shkrim përmes anekseve të marrëveshjes me Ministrinë e Mjedisit, se merr përgjegjësinë e plotë për detyrimet financiare sipas kontratës për Landifilin e Sharrës, për një shërbim që nuk u ofrua kurrë;

2) Kryetari i Bashkisë Tiranë përfaqëson autoritetin më të lartë ligjor në marrëdhënie më palët e treta, konkretisht kompaninë që nuk e ofroi as edhe një ditë djegien e mbetjeve;

3) Menaxhimi I Mbetjeve Urbane është kompetncë eksluzive e njësive të qeverisjes vendore, konkretisht Bashkisë Tiranë;

4) Administratori I Përgjithshëm është përsoni përgjegjës sipas ligjit për Buxhetin e Shtetit për të ardhurat dhe shpenzimet e institucionit.
Sa më lart, inkurajojmë SPAK dhe GJKKO që të vijojnë dhe thellojnë hetimet jo vetëm për Bashkinë Tiranë, por të gjitha bashkitë që kanë ekzekutuar këtë grabitje të parave të taksave të shqiptarëve.

Partia Demokratike përsërit përpjekjet e institucioneve të drejtësisë për hetim dhe gjykim të paanshëm dhe barazi para ligjit për cdo zyrtar dhe qytetar të Repubklikës së Shqipërisë.

Artikulli paraprakÇfarë u bë me atë heqjen “non grata” nga Britania e Madhe për Sali Berishën?
Artikulli tjetërInceneratori i Tiranës, aktivistë dhe qytetarë në protestë: SPAK të shkojë edhe te vendimmarrësit, jo vetëm te vendimzbatuesit