PD ka dorëzuar në Parlament propozim për votimin e emigrantëve/ Basha: Përkushtimi ynë për të mundësuar votimin e emigrantëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke iu përgjigjur pyetjes se një emigranti, ripërsëriti edhe njëherë propozimin e PD për votën e emigrantëve.

Mesazhi i Bashës:

Aktualisht Partia Demokratike ka dorëzuar në parlament propozimin se si të mundësohet votat për emigrantët. Së pari Shqipëria një zonë. Së dyti, votimi dhe numërimi elektronik dhe shtrirja e kësaj infrastrukture në të gjitha vendet ku banojnë shqiptarët, do të mundësojë që të hiqet çdo pengesë reale apo artificiale që ju ka penguar të votoni aty ku jetoni. Ky është qendrimi ynë, ky është përkushtimi ynë. Natyrisht që ndryshimi kërkon që të gjitha forcat politike të bashkohen dhe të ndryshojnë kodin zgjedhor. Partia Demokratike është në ballë të kësaj beteje për votën e emigrantëve, për emigrantët që aktualisht përfaqësojnë gjysmën e Shqipërisë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Artikulli paraprakBasha flet për arsimin: Ambicja jonë që shqiptarët të kenë mundësi t’ju japin fëmijëve të tyre arsimin më të mirë në Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetërBasha: Në zgjedhjet e 2025, PD e shoh në pushtet