PD i kërkon Prokurorisë të arrestojë Tahirin

Këshilltari ligjor pranë PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratës së ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili u shpreh se Italia ka mbyllur hetimet ndaj tij. Gazment Bardhi
Përmes një deklarate për mediat, Bardhi u shpreh se Saimir Tahiri i ka kryer krimet në Shqipëri dhe jo në Itali. Ai kërkoi nga Prokuroria të arrestojë ish-ministrin, pasi ka kërcënuar punonjësit e drejtësisë.
“Italia nuk ka juridiksion për vepra penale të bëra në një shtetas i huaj në një shtet të tjetër. Qëllimi polik i Ramës është që Saimir Tahiri t’i shpëtojë drejtësisë. Saimir Tahiri nuk i ka kryesor krimet në Itali, por në Shqipëri. Vuri në dispozicion 127 punonjës policie në dispozicion të Habilajve. Makina e Tahiri u përdor për trafik droge. Saimir Tahiri është simboli i politikanit mafioz, i trimëruar nga mbrojta e Arta Markut dhe Donika Prelës. Tahiri kërcënoi sot edhe të gjithë ata që dëshmuan dhe kanë prova kundër tij. Prokuroria duhet të kërkojë masën arrest me burg për Tahirin, pasi ka kërcënuar punonjësit e drejtësisë. Është momenti që partnerët e huaj të mbajnë premtimin dhe të mos lejojnë që një kriminel si Tahiri të shpëtojë pa u ndëshkuar”, tha Bardhi.

Artikulli paraprakXhafaj ulet në fund të sallës në Kuvend, ja çfarë deklaroi për gazetarët
Artikulli tjetërPse kandidati i Ramës ka ndryshuar mbiemrin dhe çfarë pozicioni mban? Meta nuk e dekreton