PD, Basha: Përmirësojmë sot veten, për të ndryshuar nesër Shqipërinë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka shpërndarë në profilin e tij në rrjetin social facebook foto të Kuvendeve Zgjedhore të degëve Pogradec, Maliq dhe 14 në Tiranë.

“Falënderime të sinqerta për demokratët në të gjithë Shqipërinë, që në një periudhë të vështirë për vendin dhe për Partinë Demokratike kanë ditur të tregojnë lidership të vërtetë jo vetëm me qëndrimet e tyre, por edhe me krijimin e një vizioni dhe orientimi të ri në politikë.” – shkruan kreu i PD-së.

“Përmirësojmë sot veten, për të ndryshuar nesër Shqipërinë.”
– përfundon Basha.

Më poshtë postimi i plotë i kreut të PD-së:

Falënderime të sinqerta për demokratët në të gjithë Shqipërinë, që në një periudhë të vështirë për vendin dhe për Partinë Demokratike kanë ditur të tregojnë lidership të vërtetë jo vetëm me qëndrimet e tyre, por edhe me krijimin e një vizioni dhe orientimi të ri në politikë.

Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e zgjedhur nga Kuvendet Zgjedhore, në Pogradec – Seit Myftari, në Maliq – Astrit Kolonjari dhe në Degën 14 në Tiranë – Adriatik Shehu!

Partia Demokratike e Shqipërisë është duke përfunduar organizimin e saj strukturor në të gjithë degët e vendit dhe shumë shpejt do të paraqesim përpara shqiptarëve programin dhe vizionin tonë për vendin.

Përmirësojmë sot veten, për të ndryshuar nesër Shqipërinë! Ngrihemi fuqishëm.

FB IMG 1711227575419 1

FB IMG 1711227577545

FB IMG 1711227579663

FB IMG 1711227582545

FB IMG 1711227585073

Artikulli paraprakArrestimi i kryebashkiakut të Himarës, deputetja Eralda Tase Bano: Edhe sa arrestime duhet për të kuptuar se Edi Rama është kryehajduti i hajdutëve që po zhvatin popullin
Artikulli tjetërPërfitimet e lëngut të domates për shëndetin e zemrës dhe uljen e kolesterolit, ja sa duhet të konsumoni