PD Alibeaj flet me emra: Berisha e Rama me interesa të përbashkëta, ja oligarkët e tyre

Kreu i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj ka pohuar mbrëmjen e sotme emrat e atyre që mbështesin Sali Berishën. Në një intervistë për emisionin ‘Pa censurë’ në RTSH të gazetares Elona Meço, ai tha se Berisha e Rama ndajnë interesa të përbashkëta ndërsa shtoi se ish-kryeministri është mbështetur në të shkuarën e mbështetet ende nga Zamir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj e Pëllumb Salillari. Sipas tij, ata janë nyja lidhëse mes të dyve. “Zamir Mane, Çet Kastrati, Bashkim Ulaj, Salillari. Në qeverisjen e PD ishin të lidhur drejtpërdrejt me qeverisjen e Sali Berishës. Sot, janë po këta që janë të lidhur me qeverisjen e Edi Ramës. Është nyja lidhëse mes njërit edhe tjetrit. Po them që interesat ekonomikë janë të njëjta dhe marrin e japin si me njërin, dhe me tjetrin. Mbështetja e tyre për Berishën ka qenë dje, është edhe sot. Janë këta oligarkë që drekojnë, gostisin me Sali Berishën edhe në festa dhe dasma” – tha Alibeaj.

Artikulli paraprakPD Alibeaj flet me emra: Berisha e Rama me interesa të përbashkëta, ja oligarkët e tyre
Artikulli tjetërKryekomunisti Dajti: Më regjistroi Flamur Noka në zgjedhje, Berisha revolucionar i kuq