Paul Pogba: Të lutemi për Shqipërinë!

Paul Pogba i ka dhënë mbështetje Shqipërisë pas tërmeteve që ka pësuar vendi jonë dje.

Shqipëria është goditur nga një tërmet prej 6.4 ballësh në mëngjesin e të martës, duke lënë pas vetës disa viktima, të lënduar dhe dëme materiale.

Mesfushori i Manchester United i është bashkuar lojtarëve të tjerë nëpër Evropë për ta mbështetur vendin tonë në këto momente kritike.

“Të lutemi për botën, të lutemi për Shqipërinë”, ka shkruar Pogba në llogarinë e tij Tëitter.
Fituesi i Kupës së Botës njihet si një musliman i devotshëm dhe kjo tregon ndjeshmërinë e tij në këto raste të rënda.

Artikulli paraprakBasha në Durrës: Të kalojmë këtë situatë tragjike me solidaritet si një familje e madhe
Artikulli tjetërFaqja e pare