Pas urdhërit të Llesh kimikut, Policia sulmon protestuesit, tension para Kryeministrisë

Pasi i ka lënë për disa orë që të sulmojnë kryeministrinë, tani policia ka vendosur të veprojë me urdhër të ministrit Lleshaj.

Pasi në terren kanë mbërritur forcat speciale të pajisur me skafandra kanë larguar qytetarët nga shkallët e kryeministrisë.

Ndërkaq disa policë të rendit kanë marrë zvarrë dhe kanë goditur me shkelma një nga protestuesit të cilin e kanë arrestuar.

Protestuesit e mbledhur jashtë ambienteve të kryeministrisë kanë arritur të rrëzojnë bredhin e vendosur në të djathtë të hyrjes kryesore. Me zbukurimet e pemës të rinjtë kanë nisur të godasin drejt uniformave blu, të cilët janë shtuar së tepërmi në këto momente.

Protesta e sotme u thirr nga shumë qytetarë dhe aktorë të shoqërisë civile për të protestuar pas vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha mëngjesin e djeshëm.

Një efektiv policie e qëlloi për vdekje 25-vjeçarin 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij. Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa hedhin vazhdimisht parulla kundër qeverisë.

flaka 780x405 1

Artikulli paraprak“Jeni vrasës”! Protestuesit tentojnë të hyjnë në Kryeministri, Forcat Speciale hedhin gaz lotsjellës, tensionohet situata
Artikulli tjetërMediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë: Kërkohet dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, pasi një i ri u vra nga policia