Pas prangosjes së drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, urdhër arrest dhe për një biznesmen (EMRI)

Pas prangosjes së Kreut të ARRSH, Evis Berberi, lëshohet urdhër-arrest dhe për biznesmenin Valter Begaj.

Kujtojmë se kreu i ARRSH-së, Berberi është arrestuar mbrëmë, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Mësohet se kreu i ARRSH ka qenë edhe dje në zyrën e tij, pavarësisht raportimeve se kishte dhënë dorëheqjen.

Nga hetimi rezulton se SPAK ka zbarkuar në zyrat e ARRSH dhe banesën e Beberit ku u gjet një shumë e konsiderueshme para dhe piktura të shtrenjta që u konsideruan si ryshfet.

“Ka patur disa çështje që janë marrë në shqyrtim, njëra prej tyre lidhet me faktin se Berberi kishte dyshime për abuzime me fondet e një tenderi që kishte të bënte mirëmbajtjen e serverit ARRSH, një tender ku i është përfshirë edhe një i afërm i tij, i cili ka marrë miliona për mirëmbajtjen e serverave. Në siten e SPAK kanë kaluar edhe disa tendera që kanë të bëjnë me rrugët!”, tha Klodiana Lala.

Artikulli paraprakEvis Berberi u arrestua pasi u largua nga zyra, detaje nga prangosja e kreut të ARRSH! Gazetarja Lala: I përfshirë në një tender për mirëmbajtjen e serverit! I afërmi i tij ka marrë milionat
Artikulli tjetërEdi Rama nuk kërkon vetëm nënshtrimin e shqiptarëve, por bindjen e tyre dhe pamundësinë për të zgjedhur