Evis Berberi u arrestua pasi u largua nga zyra, detaje nga prangosja e kreut të ARRSH! Gazetarja Lala: I përfshirë në një tender për mirëmbajtjen e serverit! I afërmi i tij ka marrë milionat

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e kreut të ARRSH, Evis Berberi. Gazetarja e News24, Klodiana Lala raporton se Berberi ka qenë në krye të detyrës dhe është prangosur vetëm mbrëmjen e djeshme, vetëm disa orë pasi ka dalë nga zyra.

 

Po ashtu nga kontrollet që i janë bërë Evis Berberit në banesë i janë gjetur shuma parash, por edhe disa piktura të shtrenjtë që janë konsideruar si ryshfet.

Berberi dyshohet se ka abuzuar me fondet e një tenderi që kishte të bënte mirëmbajtjen e serverit të ARRSH, një tender ku i është përfshirë edhe një i afërm i tij, që siç raporton gazetarja Lala “ka marrë miliona për mirëmbajtjen e serverave.”

“Burime zyrtarë bën me dije se Berberi është arrestuar mbrëmjen e kaluar pasi ishte larguar nga detyra

Nga të dhënat rezulton se hetimi i nisur disa kohë më parë ka rezultuar në rezultate konkrete dhe SPAK ka dalë në konkluzionin se berberi ka konsumuar veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit te parave.

SPAK ka zbarkuar jo vetëm  në zyrat e ARRSH por edhe në banesën e tij. Në këtë banesë është gjetur një shumë parash, por janë sekuestruar disa piktura me vlera të konsiderueshme që janë konsideruar si ryshfet.

Pritet që  në orët në vijim të ketë detaje në këtë arrestim, por edhe me dosjen penale apo të dhënat që lidhen me veprat penale

Ka patur disa çështje që janë marrë në shqyrtim, njëra prej tyre lidhet me faktin se Berberi kishte dyshime për abuzime me fondet e një tenderi që kishte të bënte  mirëmbajtjen e serverit ARRSH, një tender ku i është përfshirë edhe një i afërm i tij, i cili ka marrë miliona për mirëmbajtjen e serverave.

Në siten e SPAK kanë kaluar edhe disa tendera që kanë të bëjnë me rrugët!”, tha Klodiana Lala.

Artikulli paraprakAgjentët e SPAK dhe BKH bastisën shtëpinë e kreut të ARRSH/ Pas aferave korruptive, arrestohet Evis Berberi. Ja çfarë iu sekuestrua në banesë
Artikulli tjetërPas prangosjes së drejtorit të ARRSH, Evis Berberi, urdhër arrest dhe për një biznesmen (EMRI)