Pas denoncimit të Berishës, arrestohen 7 personat që akuzohen për përdhunimin e 13-vjeçares

7 të miturit që janë arrestuar për përdhunimin e vajzës 13-vjeçare në Kavajë, në shkollën ”Rilindja” kanë mbërritur në Gjykatën e Durrësit.
Seanca për masën e arrestit po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa jashtë Gjykatës ka pasur dhe një prani të madhe të familjarëve.
Prindërit jashtë kanë qenë mjaft të acaruar dhe kanë debatuar edhe me mediat e pranishme, duke thënë se fëmijët e tyre janë të mitur dhe duhet të mbahen jashtë vëmendjes së kamerave. Ndërkohë, babai i një prej fëmijëve ka përdorur sharje dhe kërcënime në drejtim të tyre. Një prej familjarëve ka kaluar dhe gjendje të fikti.
Akuza që rëndon ndaj të rinjve është ajo e abuzimit seksual me anë të shantazhit, duke përdorur një video intime që kishte realizuar me partnerin e saj 13 vjecarja.
Kujtojmë se kjo është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura së fundi, ku shteti jo vetëm që nuk ka vepruar, por është bërë palë me fshehjen e ngjarjes. Ende sot nuk ka një reagim nga ana e policisë për këtë ngjarje të rëndë.
Të mos ishte denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, ende sot vajza 13-vjeçare do të ishte nën presion për të heshtur pavarësisht terrorit që i është dashur që të kalojë.
Pavarësisht arrestimit të të rinjve, derimë tani nuk ka pasur asnjë arrestim në radhët e drejtuesve të shkollës, apo të zyrës arsimore në Kavajë.

Artikulli paraprakTrgtari: ”Me zor nxjerrim bukëne gojës”, Basha: Do të heqim TVSH-në për të gjithë biznesin e vogël
Artikulli tjetërStudentët e ngujuar në Shkodër venë me shpatulla pas muri rektorin: Ku shkojnë paratë e prindërve tanë?