Pas baxhanakut, arrestohet edhe kushëriri i deputetit të Ramës

Doganieri i arrestuar sot në Kapshticë për “Shpërdorim detyre” është kushëri i deputetit të PS-së, Ilir Xhakolli.
Ai u prangos pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës. Lulzim Kodra, 59 vjeç, banues në Sovjan Maliq, është djali i tezes së deputetit të PS në Pogradec, Ilir Xhakolli.
Gjithashtu janë arrestuar edhe 3 shtetas të tjerë si dhe 1 shpallet në kërkim, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasit me inicialet: R. Sh., 29 vjeç, K. M 23 vjeç, P. V, 45 vjeç, si edhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 29 vjeç, banues në Bilisht Devoll.
Shtetasit e mësipërm, janë kapur në Bilisht, me mjetet e tyre respektive në të cilat iu gjetën të ngarkuara mallra të dyshuara kontrabandë (fruta të thata) të cilat kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës ku shtetasi L. K., dyshohet të ketë shpërdoruar detyrën duke mos zbatuar procedurat e kontrollit të këtyre mjeteve.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248 e 174 të Kodit Penal.
Ndërkohë rreth dy javë më parë, pasi policia sekuestroi 2100 goma në Doganën e Qafë Thanës, midis 9 personave të arrestuar, ishin edhe 5 doganierë, njeri prej të cilëve, Stefan Hila 50 vjeç, është baxhanaku po i deputetit të PS-së, Ilir Xhagolli.

Artikulli paraprakZbulohet polici tjetër i ‘maskuar’ si protestues i Unazës së Re që mori pjesë në takimin me Veliajn
Artikulli tjetërPas publikimit të lajmit nga Berisha, reagon bashkëshortja e punëtorit që humbi krahun: Prokuroria s’na ka marrë në pyetje