Pas arrestimit të babait për tafik qënish njerëzore drejt SHBA, ikën zv.ministrja e Ramës

Zv.ministrja e Arsimit Lorena Haxhiu ka dhënë dorëheqjen pasi i ati, Eduart Haxhiu, u arrestua si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dërgonte emigrantë në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe. Mësohet se Haxhiu i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Rama menjëherë sapo i ati u arrestua.

Ndërkohë, ditën e sotme Departamenti Amerikan i Shetit ka futur në listën e zezë të personave që u ndalohet hyrja në SHBA ish-zv.ministren dhe gjithë familjen e saj.

Kujtojmë se, shtetasi Eduart Haxhiu u arrestua bashkë me 24 shtetas të tjerë pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK, për të gjithë këta persona si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

52-vjeçari, Eduart Haxhiu, ka qenë një nga të arrestuarit, dhe pjesë e grupit që kalonte klandestinë me viza false drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë.

Aktualisht, Haxhiu, banues në Tiranë, është nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, pas vënies në pranga në kuadër të operacionit “Crystal Eagle”. Ky arrestim ka bllokuar të gjithë familjen Haxhiu, pjesë e të cilës është edhe zv.ministrja e Arsimit dhe tashmë, pjesë e listës së zezë të DASH.

Artikulli paraprakNe ju pamë. Ju e shembët Teatrin!
Artikulli tjetërLela heq pantallonat live para Ramës: Shiko plagët nga dhuna e policisë, debati i fortë