Partizani përballet me Krasnodar

Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për play off-in e Ligës së Europës, raund në të cilin do të marrin pjesë edhe dy skuadra shqiptare. Partizani do të përballet me rusët e Krasnodar. “Goglat” kanë evituar për “të kuqtë” përplasje me belgët e Anderlecht, anglezët e West Ham, sllovenët e Maribor, turqit e Fenerbahçe dhe grekët e Panathinaikos.
Ndërkohë që skuadra tjetër shqiptare, Shkëndija e Tetovës do të përballet me belgët e Gent. Këto ndeshje do të luhen në datat 18 dhe kthimi më 25 gusht. 22 fituesit e play off-it do të shkojnë më parë në fazën e grupeve të Ligës së Europës, shorti i së cilës do të hidhet në Monako, më 26 gusht. Partizani do të luajë në Rusi ndeshjen e parë, më 18 gusht, pastaj atë të kthimit në “Elbasan Arena”, më 25 gusht.

Artikulli paraprakPushimet e Tonit dhe halli i klientit
Artikulli tjetërShkëndija historike, në play off të Europa League