Partia-Shtet kërkon të kapë Presidencën me votat e deleve të Parlamentit

Në Kuvend votohet sot për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, pasi deputetët e Partisë Socialiste në pushtet ngritën një Komision Hetimor parlamentar, i cili gjeti 17 shkelje të Kushtetutës.

Partisë në pushtet i duhen 94 vota për ta larguar presidentin nga detyra përpara përfundimit të mandatit dhe për këtë janë të garantuara votat e “deleve” në kët♪7 Parlamenti ilegjitim.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste që ka nisur iniciativën për shkarkimin e presidentit, tha se Meta ka shkelur kompetencat e tij si president i vendit dhe se kuvendi sot do të votojë shkarkimin e tij.

Komisioni Hetimor parlamentar i ngritur për të hetuar veprimtarinë e presidentit, Ilir Meta gjatë zgjedhjeve të 25 prillit i ka konsideruar “shkelje të rënda” qëndrimet dhe deklaratat e shprehura prej tij.

Ndërkohë, Partia Socialiste, e cila fitoi zgjedhjet në Shqipëri për herë të tretë, ka nisur një proces me të cilin pretendon ta shkarkojë presidentin duke thënë se ai ka shkelur Kushtetutën me gjuhën e përdorur në deklaratat e tij para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore.

Deputetët socialistë kanë thënë se presidenti Meta ka bërë shkelje flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë dhe se “me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, por përkundrazi e ka nxitur atë në terma të tilla, të cilat sollën si pasojë daljen e organizuar të militantëve të partive politike në rrugë duke terrorizuar qytetarët, duke kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes si dhe lirinë personale, deri në kryerjen e konflikteve me armë”.

Kreu i shtetit, Ilir Meta nuk është paraqitur në asnjë prej seancave, pavarësisht thirrjeve që iu bën nga Komisioni Hetimor dhe nga deputetët e PS-së.

Meta ka thënë se nuk do të njohë asnjë veprimtari të një kuvendi “njëpartiak” dhe se do të ushtrojë detyrën e tij deri më 24 korrik të vitit 2022.

Ndërkohë, teksa Kuvendi diskuton shkeljet e tij të Kushtetutës, Meta ka postuar në faqen e tij në Facebook një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës teksa ky ansambël po vallëzonte vallen tradicionale.

Në rast të shkarkimit, presidenti Meta do të bëhet presidenti i parë i shkarkuar i Shqipërisë në epokën 30-vjeçare që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin 50-vjeçar dhe i hapi rrugë tranzicionit demokratik.
Ky është një tjetër akt i Partisë-Shtet për kapjen e të gjitha institucioneve.

Artikulli paraprakGjirokastra mbetet pa gjykata, shkrihet edhe Gjykata e Apelit dhe Administrativja
Artikulli tjetërPresidenca reagon ndaj vendimit të Parlamentit: Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe vasali i mafias