Partia Demokratike do të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut. Nis puna për reformën territoriale dhe zgjedhore

Në mbledhjen e grupit parlamentar Partia Demokratike ka vendosur të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut. Kryetari i PD Basha ka njoftuar se do të  plotësohen dy kushtet e opozitës, reforma territoriale dhe kryerjen e reformës zgjedhore.

Ne rendin e dites jane futur sot ngritja e komisionit te reformes zgjedhore dhe asaj teritoriale. Keto jane dy reforma themelore per rikthimin e demikracise dhe vites se lire si dhe rindarjen territoriale. PD dhe Basha kane deklaruar prej kohesh se keto jane dy nder prioritetet me të rendesishme per vendin dhe opozitën.

Basha deputetëve: Sot nisim punën për dy reforma të rëndësishme dhe që janë prioritet për Shqiperine dhe demokracinë, prioritete për PD, reformen zgjedhore dhe atë territoriale. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioriteti ynë. Ne duhet të bëjmë gjithçka, të konsultohemi me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, në mënyrë që të ndërtojmë mekanizmat e duhur për të garantuar që vullneti i zgjedhësve të mos deformohet, si deri më sot, nga shitblerja e votës, bashkëpunimi me krimin dhe përdorimi administratës dhe fondeve publike. Prioritet i yni është reforma territoriale. Grupi i punës së bashku me deputetët do të nisin një tur konsultimesh në të gjithë vendin, për një ndarje të drejtë administrative, për të  fuqizuar pushtetin vendor dhe  për të ofruar shërbime publike me cilësi të mirë. PD ka qenë që prej ditës së parë mbështetëse e reformës në drejtësi.Natyrsisht ndërhyrjet e  mazhorancës për ta vënë në shërbim të saj e kanë dëmtuar atë dhe pasojat po i shohim dhe sot. Pa një drejtësi të fortë, të pastër dhe të pavarur Shqipëria nuk do te këtë progres ekonomik dhe as në rrugën drejt integrimit. PD është kontribuesja më e madhe e procesit të integrimit europian, dhe kurrë nuk do të ndërmarrë ndonjë vendim kundër apo që e dëmton këtë proces.

Artikulli paraprakNesër votohet në Kuvend zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut/ PD mbledh Grupin Parlamentar (MESAZHI)
Artikulli tjetërNisi ofensiva-Zgjatja e vettingut. Deputetët e PD duhet të jenë të qetë të mos kompleksohen nga propaganda