Nesër votohet në Kuvend zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut/ PD mbledh Grupin Parlamentar (MESAZHI)

Teksa nesër në Kuvend pritet të votohen zgjatja e mandatit të organeve të vettingut, Partia Demokratike do te mbledhe neser Grupin Parlamentar ku do të vendoset edhe se si do të jetë qëndrimi për vettingun.

Mësohet se sekretari i grupit parlamentar, Arbi Agalliu iu ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë, ku kërkon që ata të jenë të pranishëm në seli në orën 09:00.

“Pershendetje!
Neser ne oren 09:00 do te kemi mbledhje grupi ne seli!
Ju faleminderit!”, thuhet në mesazh.

Artikulli paraprak“Në fokus turizmi”/ Kandidati i PD, Luan Hoti takon të rinjtë në Durrës: Do të propozojmë programe mbështetëse për “Start Up”-et në nivel lokal
Artikulli tjetërPartia Demokratike do të votojë pro shtyrjes së afateve për organet e vetingut. Nis puna për reformën territoriale dhe zgjedhore