Parodia e Ramës s’ka fund: Vaksinat Covid nuk janë “mbushjet bërthamore” të Kim Jong-un!

Nga Tritan SHEHU

Se dhe per blerjet e “Raketave” ne boten demokratike behet transparence e plote!
Ai keshtu kerkon te fshehe skandalin e shperthyer me 970 dozat, apo dhe te tjere ne ardhje.

Kjo eshte nje tentative komike per te “ligjeruar” “kontrabanden” e realizuar me ato vaksina te ardhura pa adrese, pa origjine, pa asnje certificate te domosdoshme per importet e cdo medikamenti, per sigurine medikamentoze, garancine teknike e cilesore, ne kundershtim me ligjet e vendimet.

Po degjoj sot urdhera e kercenime ndaj Deputeteve per mos nxjerrjen e “sekretit shteteror te blerjes se vaksinave” duke i trajtuar ata keshtu si “pupace”, kur formalisht ai Kuvend ka 42 te tille; te tjeret shpresoj dhe i inkurajoj qe per dinjitetin e tyre, per detyrimet ndaj elektoratit te bejne transparencen e domosdoshme.

Shteti e demokracia bazohen mbi transparencen, qytetaret kane nevoje absolute per ate, eshte nje drejta e tyre e pa kontestueshme kjo, eshte nje detyrim themelore i deputeteve ta realizojne.

Jane vetem deputetet e askush tjeter qe mund te vendosin per “seanca te mbyllura” per ceshtje shume delikate (po jo per vaksinat), procedure qe ne te gjitha keto vite demokracie nuk eshte aplikuar asnje here ne Kuvendin tone!

Per te kuptuar deri ku arrin absurdi mjafton te ndiqni seancat e Parlamenteve te vendeve te tjera, edhe te tyre jashte BE.

Aty qeverite raportojne qarte e hapur per kontratat per vaksinat, buxhetin per ato, llojin e sasite e kontraktuara, kohen e ritmet e ardhjes e deri te rruget e menyrat e transportit, infrastrukturen e vendit etj etj.

Paraqisin edhe nje “Program Vaksinim” te plote duke e bere publike ate, gje per te cilen insistoi si domosdoshmeri edhe Ambasadori i BE.

Kjo eshte demokracia; e jona eshte transformuar ne modelin e Shokut Kim!

Artikulli paraprakTë rinjtë i bashkohen fushatës së fitores së PD në Nikël
Artikulli tjetër“52 përqind e shqiptarëve duan Bashën Kryeministër”/ Kreu i PD: Ndryshimi po vjen. Në 25 prill do fitojë Shqipëria!