“Parlamenti i votës së blerë ka rënë, të gjithë bashkë për të kthyer demokracinë”!

Partia Demokratike ka reaguar me anë të zëdhënëses, Ina Zhupa për investigimet e kryera nga mediat e huaja, ku është treguar se si paratë e krimit dhe drogës kanë blerë zgjedhjet në Shqipëri.
Sipas saj, blerja e zgjedhjeve e faktuar tashmë, tregon qartë se kjo qeveri është ilegjitime, ndërsa rendit disa nga emrat e PS-së, të cilët sipas saj, kanë ndihmuar PS-në në sigurimin e mandateve përmes kësaj skeme.
‘Përgjimet italiane dhe përgjimet shqiptare, prova zyrtare në prokurori tregojnë qartë se si janë blerë votat në Shqipëri me grupet kriminale dhe pushtetaret të lidhur me ta. Zëri i Amerikës na bëri publike provat e Dakos, Italianët provat e Tahirit. Zv Ambasadori i OSBE e pranon publikisht shitblerjen e votës!
Tahiri ishte koordinatori i Tiranës, ku PS mori 18 deputetë. Dako ishte koordinatori i Durrësit, ku PS mori 8 deputet. Së bashku vetëm këta të dy kanë 26 deputet për PS e ndryshon çdo balancë të mazhorancës dhe opozitës pa llogaritur fare qarqet e tjera të kapura në krim elektoral.
Në cilin vend demokratik do pranohej standardi i vjedhjes se votës së faktuar dhe parlamenti dhe qeveria të vazhdonin punën pa legjitimitet? Në cilin vend demokratik dosjet do rrinin stok pa hetuar dhe nuk do denohej asnjë eksponent me pushtet? Parlamenti i votës së blerë ka rënë, aty është krimokracia, pushteti i kriminelëve. Të gjithë bashkë për të kthyer demokracinë- pushtetin e popullit”, shkruan zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.

Artikulli paraprakProtesta deri në largimin e Ramës për zgjedhje të lira
Artikulli tjetërRama në panik…