Parlamenti britanik voton për zgjedhjet e parakohshme

Parlamenti britanik votoi lidhur me planin e kryeministres Theresa May, për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme më 8 qershor.
Konsiderohet se kërkesa e zonjës May për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme pritet që të mbështetet nga dy të tretat e nevojshme në Parlament.
Para votimit, May tha se me këto zgjedhje do të forcohet pozicioni i saj në “pikën më madhore” për bisedimet e Britanisë me Bashkimin Evropian për dalje nga ky bllok.
Partia Laburiste opozitare dhe ajo Liberal Demokrate, i kanë mirëpritur zgjedhjet e parakohshme, derisa Partia Kombëtare skoceze, u ka sinjalizuar deputetëve të vet që të abstenojnë në votim.
Votimet e rregullta në Britani janë të parapara për vitin 2020.

Artikulli paraprakFranca pa asnjë drejtim përpara zgjedhjeve
Artikulli tjetërPeriferitë franceze të revoltuara në prag të zgjedhjeve