“Paratë ku janë”, kryefamiljari rrëfen tmerrin e 4 maskave me kallash

Një familje në Korçë, në Porodinë është përfshirë nga paniku në orët e vona të mbremjes së djeshme pasi 4 persona me maska, ende të paidentifikuar hynë forcërisht në banesën e tyre për ti grabitur.
Në një prononcim për ‘Fax News’ kryefamiljari Engjellush Dinkallari ka rrëfyer dhe momentit e tmerrit kur 4 grabitësit hynë brenda shtëpisë së tij.
Dinkallari shprehet se ata menjëherë nën kërcënimin e armëve pyetën se “ku janë paratë”, ndërsa ky ua kishte kthyer se nuk kishte para dhe se kishin hyrë në banesën e gabuar.
Ai ka rrëfyer se është goditur me grusht nga njëri prej tyre dhe i është marrë telefoni pasi kishte tentuar të kërkonte ndihmë.
Po ashtu edhe kushëriri i parë i Dinkallarit është goditur nga grabitësit. Ai është dërguar në spital pasi ka marrë plagë në syrin e majtë.
“Ka shumë goditje, në syrin e majtë, e kanë goditur me qytën e automatikut”, tha ai.
Dinkallari deklaroi se familja e tij ka parë tmerr me sy, pasi mund të kishin përfunduar dhe të vdekur. Kryefamiljari i ka bërë thirrje dhe policisë që të zbulojë autorët për ti vënë para përgjegjësisë. “Unë që e kam jetuar dhe fëmijët e mi e dimë çfarë tmerri ishte”, tha ai.

Në një gjendje të rënduar psikologjike 38-vjeçari Engjellush Dinkallari ka pohuar se gjithçka ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të tij të mitur.
Hajdutët e maskuar dhe me armë në dorë kanë kërcënuar dhe dhunuar edhe bashkëshorten e tij.
Engjellush Dinkallari: “Ishte ora 22:00 dhe hyra në shtëpi. Nusja më tha hajdut në koridor. Kur shoh 4 persona të armatosur hyjnë direkt në dhomë ku isha unë, fëmijët, nusja dhe nëna. Unë shtyj derën, ata shtyjnë derën nga koridori për të hyrë në dhomë. Terror i paparë, dhe siklet i madh.”
Grabitësit kanë goditur edhe të afërmit e Dinkallarit. I tronditur, nga ngjarja 38-vjeçari ka bërë apel policisë të kap sa më parë autorët.
Vjedhjet dhe grabitjet janë kthyer në një fenomen tepër shqetësues për juglindjen. Dhjetra banesa janë vjedhur në fshatin Porodinë dhe Boboshticë ndërsa shumë prej pronarëve janë dhunuar nën kërcënimin e armëve. Ndërsa policia ende nuk ka asnjë autor të ndaluar
“Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e Policisë ku sipas deklarimeve të pronarit të banesës, autorët dyshohet se kanë qenë të maskuar e armatosur dhe gjatë tentativës për të vjedhur, kanë lënduar lehtë njërin prej pjestarëve të familjes dhe më pas janë larguar duke mos arritur të realizojnë vjedhjen”, rapoton policia.

Artikulli paraprak30 sekondat e çmendura të Wayne Rooney në MLS (video)
Artikulli tjetërBuffon: Ronaldo do t’i heqë Juves “dhimbjen e kokës”