Paratë e drogës po futen edhe me autobus nga Italia, bllokohen 108 mijë euro në Durrës

Një sasi e madhe parash është gjetur gjatë kontrollit të një autobusi në Durrës.

Deri më tani mësohet se janë 108 mijë euro, të gjetura në dy vende të ndryshme.

Policia Kufitare gjatë kontrollit ka gjetur disa pako me euro në pakot me rroba dhe te celularët në shumën rreth  58 mije euro.

Po vijon kontrolli në vende të fshehura në tavan të autobusit.

Në tavan të autobusit janë gjetur nga Policia Kufitare dhe grupi hetimor i DVP Durrës  dhe rreth 50 mijë euro të tjera të fshehura.

Gjithsej rrreth 108 mije euro, vijon kontrolli dhe numërimi njëkohësisht.

Artikulli paraprakEshtë i rënduar nga virusi, por Toçi ‘zbulon’ mesazhin që ka marrë nga Zoti për Ramën
Artikulli tjetërItalia, paketë të re për turizmin, bonus për konsumatorët dhe restorantet, mbështetje për bujqësinë