Paralajmërohet burgu për Ramën nga Shtetet e Bashkuara, postimi…

Gazetarja e njohur amerikane e FOX News, Sara A. Carter ka publikuar në faqen e saj personale një lajm mbi atë që ndodhi me foton Rama-Obama për të cilën u paguan 80 mijë dollarë.

“Skandali për të cilin demokratët (amerikanë) dhe asnjë media nuk do të flasë. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë pagoi 80 mijë dollarë për këtë foto me Obamën në një ceremoni të mbledhjes së fondeve nëpërmjet një qytetari amerikan që tani është në burg.

Pyetje: Çfarë ndodhi me Edi Ramën dhe Obamën? Pse ata nuk janë në burg?” – shkruan Carter në faqen e saj në Twitter. Carter ka shpërndarë edhe një shkrim për këtë çështje .

Atje thuhet se një person që derdhi një kontribut të paligjshëm nga një i huaj te fondet për Presidentin Barack Obama në vitin 2012 u dënua me 4 muaj burg në 30 shtator. Bëhet fjalë për William Argeros që ka pranuar fajësinë në vitin 2016 se ka transferuar kontribute të huaja, e ndaluar nga ligji amerikan.

Ai u përball me një dënim deri në 24 muaj burg, por dënimi u ul për shkak të një marrëveshje për pranimin e fajit. “Gjykatësja amerikane, Madeline Cox Arleo theksoi mungesën e precedentëve penalë të mëparshëm të 61-vjeçarit dhe u shpreh se kontributi prej 80 mijë dollarësh nuk kishte për qëllim të ndikonte në zgjedhjet e Sh.B.A.

Avokati i Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për kryeministër të Shqipërisë i cili dëshironte një foto të realizuar me Obamën. Kandidati ishte Edi Rama, tha Azzarello, i cili u zgjodh dhe aktualisht është kryeministri i Shqipërisë.

Kur akuzat u bënë publike në vitin 2016, zyra e Ramës mohoi të ishte burimi i kontributit” – thuhet në artikull.

Artikulli paraprakBasha: Biznesi i vogël do të nxirret nga sistemi i TVSH. Paketa që ofrojmë nuk është vetëm ulje taksash
Artikulli tjetërUrdhër-arresti për Kajmakun, zhduket ish-kryebashkiaku i Ramës!