Paralajmërohen tifozët para kthimit të Bundesligës: Rrini larg ose…

Ndeshjet e Bundesligës kthehen të shtunën, nëpër stadiume të zbrazëta, mirëpo tifozët gjermanë janë paralajmëruar se ndeshjet mund të ndalohet nëse shumë tifozë grumbullohen jashtë stadiumeve.

Bundesliga do të jetë ndër ligat e para elitare në botë që do të kthehet në fushën e blertë, pas pezullimit para rreth dy muajve shkaku i koronavirusit. Megjithatë, ky kthim i sjell me vete disa rreziqe.

Megjithatë, autoritetet përgjegjëse shqetësohen se tifozët do të grumbullohen jashtë stadiumeve – ashtu siç kishte ndodhur në ndeshjen Paris Saint-Germain – Dortmund – për ta shfaqur përkrahjen për ekipin e zemrës tani që e kanë të ndalur të hyjnë në stadiume.

Ministri i Brendshëm Ronald Woeller i ka paralajmëruar tifozët të mos e bëjnë një gjë të tillë, përndryshe do të shkaktojnë që ndeshjet të pezullohen.

“Tifozët nuk duhet ta përdorin si arsyetim faktin që ndeshjet po zhvillohen pa tifozë për t’u grumbulluar jashtë stadiumeve ose diku tjetër”, ka thënë Woeller.

“Kjo mund ta shkaktojë ndërprerjen e ndeshjeve”.

Qindra tifozë ishin grumbulluar edhe në Moenchengladbach kur klubi i tij e mposhti me rezultat 2:1 Cologne më 11 mars,  ndeshjen e vetme të ligës gjermane që u zhvillua prapa dyerve të mbyllura para futjes në karantinë.

Artikulli paraprakTyson rikthehet në ring: Gjithçka është e mundur…
Artikulli tjetërSi do të bashkjetojmë me virusin nëse nuk arrijmë të prodhojmë vaksinën