Paralajmërimi për Ramën: Do të kallëzohesh për genocid!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, vite më parë Ministër i Shëndetësisë, e ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se me vendimet e tij “të çartura dhe mendjeshkurtra” në këtë moment pandemie, një ditë do të kallëzohet për genocid ndaj popullit. Një prej këtyre vendimeve që qortohet nga opozitari, është pikërisht gjobitja e qytetarëve në rast se do të thyejnë oraret e qarkullimit.

Vasili i ka dërguar këtë mesah publik, kreut të qeverisë:

Edi Rama perballu me pandemine dhe terhiqu nga vendimet e çmendura sa je ne kohe! Edi Rama nuk i sistemon dot nervat e shkaterruara me akt normativ per coronavirusin. Duke marre makinen ne garazh atyre qe do dalin pas ores 18 do te thote qe ky kryeminister duhet lidhur dhe i duhet bere electroshock.

Nuk infektohen njerezit me orar. Duhet 24 ore kujdes. Pas ores 18 nuk infekton me shume virusi dhe para ores 18 me pak or derezi!

Edi Rama!

Duhen tampone per diagnozen e coronavirusit, duhen veshje mbrojtese per mjeket e infermieret, qe po infektohen, duhen materiale dezinfektuese, duhet dezinfektim i rrugeve te qyteteve. Jane keto na shpetojne nga coronavirusi dhe jo marrezite e tua me shtetrrethime pandemike e me sekuestrim makinash ne garazh.

Keto s’po jua jep njerezve dhe duke mos i bere do te kallzohesh per genocid dhe krim ndaj njerezimit dhe gjithe shqiptaret do te vijne ne gjyqin tend publik.

Do të kallzohesh per rrezikimin e jetes se mijra te moshuarve te bllokuar, te lene edhe pa mbeshtetjen e femijve te tyre qe nuk mund te levizin se ke shpallur ti shtetrrethim idiot.

Do te kallzohesh per te gjithe ata njerez me aftesi te kufizuar, qe jua veshtiresove e rrezikove jeten me rregulla te çmendura pa asnje lidhje dhe asistenca e tyre behet e pamundur.

Do kallzohesh se ke marre vendime antiligjore dhe psikopatike, vendime qe shkelin kushtetute e ligj.

Do kallzohesh nga mijra individe e bisnese qe i ke demtuar me vendime kafsherore antikushtetuese, pronen lirite e gjithshka dhe qe me te drejte do te kerkojne demshperblim deri ne nje.

Terhiqi mbrapsht vendimet e tua te çartura dhe mendjeshkulura. Terhiqi shpejt sa ke edhe shume shume pak kohe. Terhiqi dhe mos perdor pandemine per te imponuar enderrat e tua paranojake e te falimentuara diktatoriale Coronavirusi nuk ta ndryshon dot fatin e paracaktuar dhe ikjen shume te dhimbshme pa kthim.

Artikulli paraprakKolapsi i biznesit/ Fasonët: Kjo për ne është Lufta e Tretë Botërore
Artikulli tjetërShpërthen revolta: Nuk po ngopim fëmijët me bukë, dyqanet nuk na japin më borxhe…