Paralajmërimi i Karamuços: Gati arrestimet e krerëve të lartë të Policisë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me raportin e SPAK të publikuar pak ditë më parë, por dha një paralajmërim të fortë.

Ai theksoi se po bëhet një hetim i madh, ku në pranga do bien zyrtarë të lartë që janë në kupolën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Sipas tij, këto shefa fillimisht do të lirohen nga detyra e më pas do arrestohen.

“Ka shumë kohë që po hetohet një kontingjent me nivel drejtues të policisë së shtetit. Ka pasur arrestime siç jemi në dijeni, disa prej tyre janë në paraburgim dhe janë shefa komisariatesh, shefa krimesh, po tani ka një hetim ende më të madh, ku deri tani kanë dalë katër emra të drejtuesve të lartë të policisë së shtetit, që janë në kupolën qëndrore më Drejtorinë e Përgjithshme të policisë dhe një në një drejtori qarku. Po diskutohet që këta persona të mos jenë në detyrë në momentin e arrestimit por të lirohen paraprakisht dhe më pas të arrestohen. Shqetësimi i Dumanit ka kohë që është ngritur”
-tha ai.

Artikulli paraprakVOA: Shqipëri, të ndërtosh një të ardhme përmes agroturizmit
Artikulli tjetër“Po sjellin produktet nga jashtë”, denoncimi i blegtorëve për rënin e çmimit të qumështit