Paralajmërimi i fortë i republikanëve: Rebelim popullor në SHBA nëse hetohet Presidenti Trump

Disa nga kritikët e Presidentit Donald Trump po bëjnë thirrje për ngritje akuzash me qëllim shkarkimin e Presidentit në Kongres, pasi ish-avokati i tij e implikoi Presidentin në një shkelje të mundshme të ligjeve për financimin e fushatave elektorale. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Marcus Harton, kundërshtarët politikë të Presidentit në Kongres janë duke mbajtur një qëndrim më të kujdesshëm.
Michael Cohen, ish-avokati personal i Presidentit Donald Trump, u vetëdeklarua fajtor javën e kaluar për tetë akuza për shkelje të ligjeve për financimin e fushatave, për mashtrim me taksat dhe mashtrim bankar. Shkeljet përfshijnë edhe kryerjen e pagesave për të blerë heshtjen e grave që pretendojnë se kanë patur marrëdhënie intime me zotin Trump. Zoti Cohen thotë se zoti Trump e udhëzoi për të bërë pagesat, por Presidenti dhe mbështetësit e tij e mohojnë këtë dhe e quajnë zotin Cohen gënjeshtar.
Janë shtuar tashmë thirrjet për ngritjen e akuzave në Kongres me qëllim shkarkimin e Presidentit, por ligjvënësi demokrat Eric Sëalëell, tha gjatë emisionit “ABC THIS ËEEK” se nuk ka ende prova të mjaftueshme. Ai është anëtar i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, që do të ishte edhe organi që do të ndërmerrte hapin e parë drejt ngritjes së akuzave. Ligjvënësi Sëalëell thotë se është e parakohshme të diskutohet ky hap. Por, ai shtoi se hetimet do të ishin përparësi e punës nëse demokratët

do të kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve.
“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që t’i premtojmë popullit amerikan se nëse na jep shumicën, ne do të kryejmë hetimet që republikanët nuk duan t’i bëjnë. Për shkeljet në financimin e fushatës elektorale. Për kontaktet e tij me rusët. Madje, edhe për deklaratën e tij të taksave që populli amerikan ende nuk e ka parë. Premtoj se një shumicë demokrate do ta realizojë edhe këtë”, tha ligjvënësi Sëalëell.
Shumica e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve kanë mbrojtur Presidentin mes hetimeve të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhje dhe pengimit të drejtësisë.
Avokati aktual i Presidentit Trump tha javën e kaluar se do të ishte gabim ngritja e akuzave për shkarkimin e Presidentit.
“Mendoj se një proces shkarkimi do të ishte i tmerrshëm. Nuk ka asnjë arsye. Ai nuk bashkëpunoi me rusët. Ai nuk pengoi drejtësinë. Gjithçka që tha Cohen është hedhur poshtë. Shkarkimi do të bëhej vetëm për arsye politike dhe populli amerikan do të rebelohej”, deklaroi Rudy Giuliani, avokat i Presidentit Trump.
Analistët thonë se demokratët ngurrojnë të flasin për shkarkimin pasi i druhen provokimit të mbështetësve të zotit Trump. Kjo temë ushqen trazirat politike ndërsa vendi po i afrohet zgjedhjeve të mesmandatit në muajin nëntor, zgjedhje të cilat do të përcaktojnë shumicën në të dyja dhomat e Kongresit.

Artikulli paraprakÇmenduria me Kashar-Thumanë, 430 miliardë lekë për 20 km ose 170 milionë euro mbi koston reale
Artikulli tjetër4 liderët e rajonit refuzuan Ramën, reagon Berisha