Panucci, çfarë kritike për Kamer Qakën: Nuk e dua, kam arsye të fortë!

Kamer Qaka dhe Shqipëria, një “martesë” e dështuar që në start, të paktën për sa kohë në drejtim është Christian Panucci.
Mesfushori i Poli Iasi-t në Rumani u grumbullua vjet nga Shqipëria dhe ka qenë pjesë e jona vetëm nëpër miqësore, por aty e ka zhgënjyer keqas trajnerin e kombëtares sonë, i cili në konferencën e sotme për shtyp shpjegoi pse Qaka nuk është grumbulluar, edhe pse pas aventurës së shkurtër e të shëmtuar te Steaua në verë, është kthyer dhe po shkëlqen në Iasi.
“Qaka duhet të rritet pak, për të luajtur në arenën ndërkombëtare, sepse aty duhet më shumë karakter. E kam hedhur në fushë tre herë, dy herë më ka kërkuar ndërrim pas 10 minutash. Uroj ta bëjë hapin e madh, sepse përndryshe nuk më shërben. Duhet të rritet shumë si personalitet”, tha Panucci, duke lëshuar një deklaratë të bujshme, për një futbollist që deri në vitin 2014 luante për moshat e Norvegjisë dhe tashmë është i djegur, sepse nuk lejohet të shkojë askund (Norvegjia apo Kosova), duke qenë se ka bërë një herë kërkesë për ndërrim kombësie.

Artikulli paraprakI kuqi ndaj Higuain, zbulohet fjalia që arbitri nuk toleroi!
Artikulli tjetërCirku Bayern, Ribery dhunon gazetarin!