Panelet diellore, propozohet partneritet publik privat për bregdetin

Qeveria duket se nuk do të heqë dorë nga formula e partneriteteve publike private dhe në kushtet kur e ka futur atë në shumë prej sektorëve duket se energjetika ofron edhe disa opsione shtesë. Në draftin final për Planin e Zhvillimit të Bregdetit përgjatë vieteve 2015-2030 renditen një sërë partneritetesh që mund të hyjnë në funksion. Një i tillë është ai për Portin e Sarandës, për ujësjellës kanalizimet në zonën e gjithë bregdetit, por çuditërisht edhe për përdorimin e paneleve diellore.  Konkretisht në dokument thuhet: “Rekomandohet përdorimi i partneriteteve publike dhe private për promovimin e përdorimit të paneleve diellore, sidomos përgjatë hapësirës bregdetare”.  Të tjera fusha potenciale janë menaxhimi i siteve monumenteve kulturore apo parqeve arkeologjike, strategjia e zhvillimit të parqeve natyrore. Një tjetër risi që përfshihet është ajo e resorteve.  “Rivitalizimi i fshatrave të vjetër me vlera në arkitekturë tradicionale/braktisur bregdetar, në qendra turistike me shërbim elitar për turizmin. Edhe kjo mund të jetë pjesë e projekteve partneritet publik privat me mundësi zbatimi nga 3 deri në 7 vjet kurse për klasterat ekonomike implementimi për 3-8 vjet”.

Artikulli paraprakQeveria zvicerane po i lë bankat të ekspozuara
Artikulli tjetërStudimi i BSH-së: kërkesa për kredi nga bizneset, pak e varur nga normat e interesit