Pamje tronditëse nga Kuçova, banorët përleshen me Policinë për ujin, një i plagosur rëndë

Banorët e Lumasit në Kuçovë janë ngritur në protestë për të disatën herë për të mbrojtur burimin e ujit të Sinecit Ditën e sotme ata kanë penguar mjetet e firmës për të filluar punën, ndërsa ka patur edhe konflikte me policinë, ku një prej banorëve është lënduar rëndë dhe nisur për në spital.

“Po ça jemi ne kafshë. Ça ke, mos gjuaj. Mos gjuaj me dorë. Kemi bllokuar rrugën pasi kemi bërë disa peticione, iu jemi referuar dhe Gjykatës. Na kanë thënë se do të pezullohen punimet. Kryetari na e ka thënë. Këta zbatojnë urdhërat, hanë bukë me paratë tona, ne vuajmë për bukën e gojës. Kriminelat rrinë në hije. Nuk bëhet me forcë kjo por me mirëkuptim. Ku është kryeplaku, pse nuk vjen?”, thonë banorët.

Banorët kanë bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit rrugën e fshatit, duke deklaruar se nuk do të lëvizin deri në marrjen e një përgjigje të plotë.

Banorët e Lumasit ngrihen protestë për të mbrojtur burimin e ujit të Sinecit. Sipas tyre projekti është bërë pa praninē e banorëve dhe i është shpallur edhe firma fituese kjo e fundit ka filluar punimet.

Banorët janë shprehur se nuk do të lejojnë t’ju marrin ujin pasi ky është i vetmi burim që e mban këtë zonë. Marrja e ujit për ta do të thotë fundi i jetesës së tyre.

Banorët me orë të tëra kanë bllokuar rrugën dhe thonë se nuk do të lëvizin deri në marrjen e një përgjigje të plotë.

Artikulli paraprakMe vaksinë, me tampon ose i shëruar, BE rikthen lëvizjen e lirë
Artikulli tjetërPollo për mediat gjermane: Lajmet për Berishën tronditëse, ka denoncuar të gjitha paudhësitë e Ramës