Paloka-Ramës: Ooo…dibranët nuk kanë 100 vjet që presin “fillimin e punimeve”

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas letrës së Edi Ramës për dibranët në lidhje me Rrugën e Arbrit. Pasi e quan si ‘ordiner’ Ramën, Paloka i thotë se ‘e meriton një përgjigje tamam si prej Dibre’.
Rama ka bërë sot një letër të shkurtër për dibranët ku kërkon ti mbledhë në një takim ku siç thotë ai, do të inaugurojë punimet për Rrugën e Arbrit.
Reagimi i Palokës në Facebook
Ordiner…!
Shpresoj qe dibranet te ta kthejnë përgjigjen siç e meriton e siç dinë ata.
Ka pese vjet qe nuk bën asnjë pune. Vetëm logje e guxon dhe te ironizoje ata qe e kane akuzuar për këtë.
Te vetmet “inagurime” qe ka bere ne 5 vjet kane qene investime te projektuara, financuara dhe iniciuara nga qeveria Berisha.
Ka 5 vjet qe “rritjen ekonomike” e llogarit bazuar tek te vetmet investime madhore qe vazhdojnë ne Shqipëri e qe janë TAP-i dhe “Devolli Hydropoëer”, për te cilët e di dhe me i humburi ne ketë vend qe janë investime te qeverise Berisha.
Sot ka gjetur momentin te mburret e njëkohësisht te bej dhe ironi me mashtrimin e radhës qe ka te bej me Rrugën e Arberit.
Pasi i gënjeu për 5 vjet me radhe dibranet, tani flet me paturpësi per ‘fillimin e punimeve, te pritura për 100 vjet’.
Këta duket sikur kane dale te gjithë nga i njëjti vend i ndyre; ‘rilindas’ e 99-sha , mashtrues ordinere e shpifësira.
Rruga e Arberit është nisur po ashtu nga qeveria Berisha e cila ka realizuar te paktën 60% te punimeve te saj deri ditën qe Edvini erdhi ne pushtet. Kete e dinë jo vetëm dibranet e matjanet po dhe çdokush qe i ka rene rruga për ne Dibër. Siç e dinë po aq mire se qe nga dita qe Rama ka ardhur ne pushtet i ka mashtruar dibranet , një here ne 6 muaj., sa here i është dashur te shkoj për fushate ne Dibër.
Tani , i pafytyre sic eshte, i fton “ne Peshkopi dhe Klos “…”për fillimin e punimeve te pritura për 100 vjet.”
Dibranet nuk kane 100 vjet qe presin “fillimin e punimeve” ooo…
Kane 5 vjet qe presin rifillimin dhe përfundimin e punimeve qe ti i ndërpreve kur erdhe ne pushtet o…edvin.
Ti e do një përgjigje, tamam si prej Dibre, e shpresoj qe dibranet te ta japin.

Artikulli paraprakThirrja e Bujar Asqeriut: Duhet zhdukur frika, të krijojmë një front me qytetarët, më censurojnë
Artikulli tjetërVjen reagimi i Bashës: Do qëndrojmë fuqishëm në anën e artistëve