Paloka: Rama dërgoi Markun dhe Prelën që të varrosnin dosjen 339, por Zëri i Amerikës dhe Bild ia prishën planin

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar pas daljes publike të Prokurores së krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila foli për përgjimet e publikuara nga BILD.

Me anë të një statusi në facebook, Paloka shkruan se Prela doli me urdhër të Ramës, jo për të folur për përgjimet, por për të sulmuar sipas porosive të kryeministrit.

Postimi i Palokës

Edi Rama ishte i bindur qe me Arta Markun dhe Donika Prelen kishte siguruar mbylljen pergjithmone te dosjes 339 dhe kishte varrosur faktet qe demaskonin krimin zgjedhor te realizuar prej tij.

Por fillimisht “Zeri i Amerikes” e me pas “Bild” ia prishen planin. Cdo shqiptar e nderkombetar sot e di se si Edi Rama mori pushtetin , di dhe se kush kush vazhdon ti caktoj deputetet e “rilindjes” pasi ne me ligjin e Dekriminalizimit e detyruam ti nxirrte kriminelet nga Parlamenti .

Prandaj dridhet e perdridhet; nga nje studio ne tjetren e nga nje cep ne tjetrin ne fushaten e tij mortore , duke mbrojtur Vangjush Dakon e duke sulmuar kedo qe nxori ne driten e diellit krimin e tmerrshem zgjedhor qe u faktua ne Durres por qe eshte i shtrire ne te gjithe vendin.

Sot, Donika Prelen e nxorri jo qe te tregoj se cfare po ndodh me hetimet por qe te vazhdonte sulmet e porosituara nga ai vete.

Rama eshte mesuar te bleje gjithcka: Media, deputet, vota etj etj. Ai nuk njeh menyre tjeter; as nuk ka fituar ndonjehere, as nuk ka marre gje me merite ndonjehere. Cdo gje ne jeten e tij ose e ka blere ose e ka marre me hile e manipulime prandaj dhe cdo gje e lidh me shitje dhe blerje.

Per Edi Ramen nuk eshte problem qe krimi pasi ka diktuar zgjedhjet, sot kontrollon shtetin. Per te problemi eshte kush i nxori pergjimet…

Per Edi Ramen i rendesishem sot eshte fati i Vangjush Dakos dhe jo lajmi i keq qe po qarkullon kudo se Shqiperise nuk i hapen negociatat apo ca me keq qe ne BE po kerkohet rikthimi e vizave per shqiptaret dhe riizolimi i vendit.

Edi Rama eshte i detyruar dhe do te vazhdoje ta mbroje krimin sepse ndryshe krimi e merr ate me vete.

Ne nuk mundemi e nuk do ta leme Shqiperine peng te krimit !

Neser ne oren 19.00 shqiptaret behen bashke ne Bulevardin Deshmoret e Kombit per #ShqiperinsiEuropa

Artikulli paraprakThirrja e Bashës: Të bashkohemi nesër si kurrë më parë, vendi në rrezik, bota i ka sytë nga ne!
Artikulli tjetërI çmenduri ndryshon hartën territoriale, u jep më shumë territor bashkive të majta