Paloka: Duke i mohuar azilin mësuesit turk, Rama po blen azilin e tij…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar lidhur me qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama pas dëbimit të një mësuesi turk, i lidhur me organizatën Gylen.

Harun Çelik u dëbua nga Shqipëria drejt Turqisë, pavarësisht se kundërshtoi largimin për faktin se i rrezikohej jeta, ndërsa ka patur reagime të shumta kundër Ramës.

Paloka shkruan në një postim në Facebook se, duke i mohuar azilin mësuesit turk, Rama thjesht po blen azilin e tij.

“E akuzojnë se ka shkelur konventat evropiane, se po sillet si vasal, se është treguar i pabesë, se dhe në këtë rast po ndjek linjën antiamerikane, se po turpëron Shqipërinë para Botës demokratike…

Pastaj i bëjnë thirrje të reagojë tani që ka dhe drejtimin e OSBE…

Asgjë nga këto nuk i bën përshtypje se në anën tjetër të peshores ka interesin e tij personal!

Nuk e kuptoni që duke i mohuar azilin mësuesit turk, ai thjesht po ble azilin e tij ?!!”, shkruan Paloka

Artikulli paraprakSPAK çon dosjen e parë në Gjykatë, kush janë 5 të akuzuarit
Artikulli tjetërVjosa Osmani flet për mundësinë e marrëveshjes së krijimit të qeverisë së re në Kosovë