Pakistan, aksidenti i rëndë me dhjetëra të vrarë

Zyrtarët thonë se nga ndeshja direkte e një minibusi me një kamion të ngarkuar me thëngjill, në pjesën jugore të Pakistanit, janë vrarë së paku 20 vetë dhe disa të tjerë janë plagosur.
Policia tha se ky aksident i rëndë ka ndodhur sot në një rrugë në rajonin Sindh të provincës, Khairpur.
Në mesin e udhëtarëve në minibus kishte edhe gra dhe fëmijë.
Zyrtarë të policisë thanë se, numri i të vrarëve mund të rritet, pasi disa të lënduar ishin në gjendje kritike shëndetësore.
Autoritetet konsiderojnë se hetimet fillestare sugjerojnë se aksidenti ishte shkaktuar nga shpejtësia dhe dukshmëria e kufizuar për shkak të mjegullës.
Aksidentet e trafikut në Pakistan janë të shpeshta, për shkak të kushteve të dobëta rrugore, mirëmbajtjen joadekuate të makinave dhe mosrespektimin e standardeve të sigurisë dhe rregullave të trafikut nga shoferët. Rrjedhimisht, sipas statistikave të qeverisë, për çdo vit nga aksidentet e trafikut vdesin më se 5 mijë vetë.

Artikulli paraprakSkandal, Ministria e Drejtësisë dhe Agaçi manipulojnë dosjen e përgjimeve të Antimafias italiane
Artikulli tjetërMaqedoni: Arrestohen nëntë shtetase serbe dhe një e Malit të Zi