Paketa ‘1 miliard dollarë’ e Ramës, falimenton Shqipërinë

 

Koço Kokëdhima vazhdon sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama. Së fundi, ai ka reaguar pas qëndrimit të FMN-së për rreziqet që i vijnë vendit nga koncesionet, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te paketa ‘1 miliard dollarë’. Kokëdhima që drejton lëvizjen ‘Zgjidhja’, i bën thirrje Ramës të heqë dorë nga kjo aventurë e rrezikshme që po çon vendin drejt falimentimit. “Fondi Monetar Ndërkombëtar i paralajmëroi shqiptarët se, viti i ardhshëm do të jetë edhe më i zi për ta si dhe paralajmëroi qeverinë që të mos e zbatonte projektin 1 miliard dollarë për koncesionet e saj. Qeverisja e Rilindjes nuk solli asnjë investim të vetëm të huaj në 4 vite, por ka bërë dhjetëra koncesione, me miliarda të marra borxh që ua shpërndan biznesmenëve të saj. FMN-ja paralajmëron rreziqe të mëdha për vendin, nëse qeveria e tutkunëve do të shpërndajë 1 miliard dollarë të marra borxh për biznesmenët e oborrit të vet. Kjo qeveri do të zhysë në kolaps pagesat mjerane për shtresat më të pambrojtura, që marrin lekë sa për bukën thatë dhe nuk do të arrijë që të paguajë as pensionet, ndihmën ekonomike, rrogat e policëve, ushtarakëve, infermierëve apo të mësuesve”, thuhet në reagimin e Kokëdhimës.

Artikulli paraprakLuksemburg, azilkërkuesit shqiptarë po kthehen në problem
Artikulli tjetërTare: Kundër Italisë do mbështes vendim tim