“Pa bukë mes rrugëve”…

Rikthehen problemet dhe protestat e punonjësve të rafinerisë së naftës në Ballsh. Punonjësit janë ngritur sërish në proteste ditën e sotme pasi puna në rafineri është bllokuar. Dyert e rafinerisë janë mbyllur për rreth 1 mijë punonjës.

Në një lidhje me “ABC e mëngjesit”, punonjësit thanë se sa herë që ndërrohen administratorët ata mbeten pa paga, ndërsa u shprehën se shqetësimi kryesor mbetet mbetet puna në uzinë.
Sa herë që ndërrohen administratorët dhe punonjësit mbeten pa paga. Është një hirtori e përsëritur, por shqetësimi kryesor është puna në uzinë dhe profesioni i tyre prej 30 vitesh rrezikon ti lërë pa të ardhura. Ata thanë për gazetaen Valbona Davidhi se protesta e rradhës do të organizohet para prefekturës.

Sa paga janë pa paguar?
“Pasi uzina është mbyllur me 1 tetor na thanë që do të na paguajnë 3 paga, por kompania nuk po na paguan dhe zhvilluam protestën. Kur i parashtruam kërkesat për sigurimet shoqërore të papaguara dhe rrogat, bëmë një takim me prefektin dhe për rrogat sigurimet shoqërore dhe vazhdimësinë e punës, na tha që është plotësuar vetëm njëra nga kërkesat, ndërsa për vazhdimësinë e punës ngriti supet”, theksoi një nga punëtorët.

Një tjetër banor u shpreh se që kur e ka marrë firma private kanë mbetur pa paga. “Kemi 5 muaj pa u paguar. Prefekti na thotë që firma është private dhe pagat nuk i grantojmë dot. Përse nuk ndërhyn shteti. Janë 1000 mijë punonjës që i kanë sytë tek uzina”, theksoi ai.

“Po rrimë pa bukë mes rrugëve, nuk presim asgjë nga privati, duam që shteti të ndërhyjë ose do të futemi në grevë”, u shpreh një tjetër punonjës./abcnews.al

Artikulli paraprakBerisha reagon për ngjarjen e rëndë në Shkodër: Qyteti në duart e bandave!
Artikulli tjetërLufta në Shkodër ku mbeti e plagosur një kalimtare, zbardhen detaje të reja