OSHEE mbifaturime të energjisë për qindra banorë në Elbasan

Qindra banorë të Elbasanit ankohen për faturat e energjisë elektrike. Ata pretendojnë se janë mbifaturuar dhe në sportelet e OSHEE-së askush nuk u jep zgjidhje. Faturat e energjisë elektrike për disa banorë janë shumë të frikshme. Kjo i ka revoltuar banorët e Elbasanit. Eshtë shumë i lartë numri i atyre që kanë ngritur ankesat pranë zyrave të OSHEE, por askush nuk përgjigjet për dyfishimin e vlerës së faturuar.
Zemërimi kolektiv në Elbasan shikohet edhe pranë sporteleve. Ka prej tyre që fatura u ka ardhur me shuma marramendëse. Një invalid thotë se ka qenë për kurim në spital jashtë Shqipërisë, por fatura e energjisë i ka ardhur për tre muaj me një vlerë një milionë e 25 mijë lekë. Ai është detyruar ta paguajë, sepse i janë ndërprerë dritat. Invalidi shprehet se ka shpresuar se zgjidhja do të vinte më pas, por në asnjë zyrë nuk i kanë dhënë zgjidhje.
Qytetarët e zemëruar në Elbasan janë shumë. Pranë tyre shkoi edhe deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi. Ai tha se, situata në Elbasan është dramatike. Boçi, thonë se përgjigja që marrin është se duhet të paguajnë faturën, dhe më pas t’u shqyrtohet ankesa. “Ka qytetarë që kanë mbifaturim disa muaj”, thotë Boçi.

Artikulli paraprak“Benzi” bie në liqenin e Shkopetit, dy të vdekur dhe dy të plagosur
Artikulli tjetërKorrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë futur shëndetësinë në kolaps