Orvajtja e Ramës për çertifikatën e pasigurisë…

Nga Elona CASLLI

Çertifikata e sigurisë së vaksinimit

Kryeministri i Shqipërisë nuk është autorizuar t’i tregojë popullit që udhëheq se nga i cili vend i mori vaksinat, por e këshillon popullin ta bëjë vaksinën.

Me pak fjalë, vaksina trajtohet nga Rama, si çamçakizat që na sillnin në kohën e Dullës sportistët që udhëtonin jashtë vendit.

Ne e hanim me shumë dëshirë, pa pyetur nga vinte dhe sa kishte kushtuar.
Megjithatë si certifikatë sigurie, Rama do të veprojë si vijon;

Do ta bëjë vetë vaksinën i pari dhe pas tij do ta bëjnë mjekët e tij. Kush janë mjekët e tij?!

Ata që u rreshtuan në prag fundviti para Ramës dhe pranuan me plot mirënjohje ”

Panettone-n” që baba u la mbi asfalt.

Post Scriptum- Rama, ajo çka ti orvatesh të na e servirësh si certifikatë sigurie, në të vërtetë është një certifikatë pasigurie.

Rama 8

Artikulli paraprakMjeku-Ramës: Spitalin mund ta përfundoni për tre muaj, por ai duhet vetëm në ditën e inagurimit me pot tam-tame
Artikulli tjetërBasha publikon videon: Mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës në restorantin më të shtrenjtë në Dubai