Origjina e rohingiave

Nga vijnë dhe kush janë anëtarët e “pakicës më të persekutuar në botë”?
Rohingiat janë një grup etnik i besimit fetar islamik, nuk ka një vlerësim të saktë të popullsisë së tyre, e cila vërtitet midis 1500000 dhe 2000000 njerëzve. Vetë origjina apo prejardhja e tyre është objekt kundërshtish, disa historianë theksojnë se bëhet fjalë për një popullsi indigjene të Rakhines, por pothuajse të gjithë ekspertët e individualizojnë tek migrimi i brendshëm i ndodhur gjatë dominimit britanik, nga viti 1824 në vitet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, arsyen e pranisë masive të tyre në territorin e Mianmarit të sotëm.
Rohingiat në mënyrë të veçantë e nxjerrin prejardhjen e tyre nga tregtarët e besimit islamik të pranishëm në Arakan (tani Rakhine) prej shekujsh. Në realitet duket se grupe të ndryshme etnike të besimit islamik kanë krijuar rohingiat.
Mbretëria e Birmanisë e kishte pushtuar Arakanin luftarak pak më shumë se 40 vite përpara dhënies britanikëve në vitin 1826, pas humbjes së luftës të parë anglo–birmane. Në Rakhine ndjenja indipendentiste ndaj Birmanisë ka qenë gjithmonë shumë e fortë, kështu që nga përfundimi i dominimit britanik rohingiat janë gjetur si të huaj në një tokë që ushqente kontraste të forta me etninë Bamar që drejton vendin. Qysh nga koha e Mbretërisë së Arakanit, feja budiste ka përbërë bërthamën qendrore të kulturës së Rakhines, në një tension të vazhdueshëm me fenë islamike: një element përcaktues për kuptimin e konfliktit në zhvillim.
Në vitin 1948, kur Birmania ka siguruar pavarësinë nga dominimi kolonial britanik, rohingiave u është lejuar që të kërkojnë shtetësinë birmane, të pajisen me dokumente personalë dhe disa anëtarë të këtij komuniteti arritën që edhe të zgjidhen në Parlamentin e Yangon. Me grushtin e shtetit ushtarak të vitit 1962, rohingiat kanë humbur çdo lloj statusi dhe janë bërë faktikisht të huaj në tokën që e kishin banuar prej shekujsh. Lëshimi i vetëm ka qenë një dokument identifikues që i klasifikonte si të huaj.
Valë të ndryshme represioni, të drejtuara nga ushtarakët dhe të mbështetura nga popullsia e Rakhines kundrejt rohingiave, përcaktojnë një seri fluksesh migratore drejt Bangladeshit: qysh në vitin 1978 është regjistruar një numër i konsiderueshëm refugjatësh. Një ligj i vitit 1982 u dha të drejtën e shtetësisë rohingiave, vetëm pasi të demonstronin se mund të flisnin një prej gjuhëve të njohura zyrtarisht në Mianmar dhe pas paraqitjes të një serie dokumentesh që provonin praninë e familjes përpara pavarësisë nga dominimi britanik. Një numër i vogël rohingiash arriti ta sigurojë shtetësisë. Në fakt, bëhej fjalë për dokumente në posedim vetëm të një pakice të vogël të komunitetit.
Në vitet 1991 e 1992 një fluks i ri kërkoi shpëtim përtej kufirit birman për shkak të një vale të re represioni nga ana e Yangon. Në këtë rast refugjatët qenë më shumë se 500000, edhe pse të dhënat nuk mund të konfirmohen zyrtarisht nga asnjë organizatë ndërkombëtare. Fillimisht Bangladeshi i ka mirëpritur refugjatët nga Birmania, por presionet e brendshme dhe resurset e pakta kombëtare e kanë shtrënguar Dakën që t’i kthejë mbrapsht rohingiat dhe të lënë kampet e refugjatëve. Historia përsëritet…
Armin Tirana

Artikulli paraprakNjë grua kryeprokurore në vendin e minuar nga korrupsioni
Artikulli tjetërIrani: Kemi ndërtuar “babanë e gjithë bombave”